Një tjetër bllof publiçitar!

Postuar në 26 Mars, 2019 21:45

Në 2 Prill  2019 ishte parashikuar që Shqipëria dhe Kosova të eliminonin kufijtë, sipas marrëveshjes së firmosur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nëntorin e vitit të kaluar. Këtë objektiv e shpalli vetë kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin euforik që mbajti në Pejë, ku madje i bëri edhe karshillëk anglishtfolësve të Brukselit.

“Të dhënat për të gjithë personat që hyjnë e dalin, duhet të jenë të dhëna në perimetrin e jashtëm të Kosovës dhe të Shqipërisë. Brenda perimetrit duhet të funksionojmë si një kufi pa kufi. Shëndet dhe jemi gati t’i presim të gjithë ata që janë të shqetësuar t’ua shpjegojmë si është kjo punë”- deklaroi Rama, duke patur parasysh me shumë gjasë Serbinë.

Madje pak ditë më vonë Zoti Rama mori përsipër më shumë se kaq, heqjen e kufijve edhe në trekëndëshin Greqi, Maqedoni, Mali i Zi, duke e prezantuar këtë si një dhuratë për popujt e Ballkanit në mesazhin që shpërndau për Vitin e Ri

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Shengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”

http://www.malesia.me/02/01/2019/rama-pas-kosoves-do-heqim-kufirin-edhe-me-malin-e-zi-maqedonine-dhe-greqine/

Nga 2 prilli na ndajnë pak ditë dhe mesa duket kryeministri i Shqipërisë sërish do dalë bllof me premtimet që bën, siç ka ndodhur në shumë raste, më flagranti ai me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Megjithatë kjo qeveri na ka mësuar me filozofinë, fol fol se diçka do mbetet, pamvarësisht bëhet apo nuk bëhet. I pyetur nga mediat kosovare kryeministri Haradinaj ka zbuluar se Shqipëria nuk i bën dot këto lojra për shkak të kushtëzimeve që rrjedhin nga marrëveshja e saj me Brukselin për lëvizjen e lirë.

“Shqipëria është në disa obligime për shkak të liberalizimit të vizave dhe sistemit të lëvizjes së lirë, megjithatë në do të bëjmë përpjekje bashkë me ta për ta avancuar më shumë për të mos me ndodhë pritja e gjatë në kufi. Ne e kemi hequr pjesën tonë, të shohim tani si do e menaxhojmë këtë pjesën tjetër”

Me siguri edhe për këtë faji do t’u vihet mediave që nuk e kanë kuptuar drejt vizionin e kryeministrit për të vizatuar të ardhmen e përbashkët të popujve të Ballkanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.