Qoka e Rothit përgënjeshtron pa dashje Ramën

Postuar në 14 Mars, 2019 22:04

Një vit më parë kryeministri i Shqipërisë e shpalli veten triumfator të një beteje 20 vjeçare të shqiptarëve për t’u afruar me Europën. Tha se qeveria e tij e bindi Brukselin të japë një datë për hapjen e negociatave dhe se periudha një vjeçare deri në qershorin e 2019 do ishte një proces formal i të ashtuquajturit screeening.

Ja çfarë deklaronte ai:

Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë!”.

https://balkanweb.com/rama-opozita-genjen-kur-thote-se-u-shtyne-negociatat-morem-driten-jeshile-per-anetaresimin-ne-be/

http://ata.gov.al/2018/04/19/hapja-e-negociatave-rama-sukses-i-te-gjitheve-mund-te-ishin-hapur-me-heret/

Dojçe Vele ka publikuar këtë të enjte një intervistë me ministrin gjerman të Shtetit, Michael Roth i cili flet për situatën në Shqipëri, duke komentuar si të papërgjegjshëm vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Një qëndrim që deri diku mirëkuptohet po të kihet parasysh se zotëria vjen nga radhët SPD-së socialdemokrate, pjesë e vllazërisë politike të së majtës ku bëjnë pjesë edhe socialistët shqiptarë.  Ndonëse ministër ai përfaqëson një pikëpamje që  nuk është qëndrim i qeverisë, pasi siç thotë vendimi për hapjen ose jo të negociatave i takon Bundestagut.

Roth saktëson edhe procedurën për çeljen e negociatave duke thënë se asgjë nuk është automatike. “Procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizem. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu”. Zotëria është i qartë për këtë pjesë dhe me gjasë e ka sqaruar edhe për shqiptarët se çfarë duhet të presin në Qershor. Të paktën jo atë që ka thënë kryeministri i Shqipërisë një vit më parë. Si gjithmonë ai ka një version të vetin që çuditërisht përgënjeshtrohet pas një farë kohe.

https://www.dw.com/sq/michael-roth-mbi-shqip%C3%ABrin%C3%AB-atmosfera-%C...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.