qipro

Qendër e Përbashkët për Mbrojtjen Civile mes Izraelit, Greqisë e Qipros

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 16:28

Një tjetër hap në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë në mes Greqisë - Qipros – Izraelit hodhen krerët politikë të tre vendeve me nënëhskrimin e dy marrëveshjeve, kryeministrat Aleksis Tsipras  e Benjamin Netanjiahi si dhe presidenti i Qipros, Anastasiadis. Të tre vendet vendosën ngritjen e qendrës së bashkëpunimit ndërshtetëror për Mbrojtjen Civile, një marrëveshje që kishte filluar  me dërgimin e zjarrfikëseve grekë në Qipro dhe Izrael.

Minohen negociotat për çështjen e Qipros, turqit nuk bien dakord me numrin e grekëve që duhet të kthehen në zonat e kontrolluara prej tyre

Postuar në 22 Nëntor, 2016 10:20

Divergjencat e mbi çështjen e numrit të refugjatëve greko-qipriotë që do të kthehen në pjesën turke të ishullit nëse çështja e Qipros do të zgjidhet ishte shkaku që minoi negociatat mes presidentit greko-qipriot Anastasiadis dhe udhëheqësit të Qipros turke, Akinci në Mont Peleran të Zvicrës.

Kotzias: Ankaraja e Qipro afër një marrëveshjeje për largimin e ushtrisë turke nga ishulli

Postuar në 26 Shtator, 2016 10:32

Greqia po nxit një regjim të traktat bashkëpunimi dhe miqësie mes saj, Turqisë dhe Qipros që do të zëvendësojë regjimin e tanishëm të garacive ndërkombëtare. Kështu është shprehur për gazetën greke "Kathimerini" ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias. Ai thotë se kjo marrëveshje po negociohet në partneritet të ngushtë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të finalizohet me largimin përfundimtar të ushtrisë turke nga ishulli.

Qipro, zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake

Postuar në 15 Gusht, 2016 23:15

Një mozaik i rrallë është zbuluar pranë Nicosia në Qipro. Ai daton në shekullin e katër dhe është 12 m i gjatë dhe mbi 4 m i gjerë. Sipas arkelogëve mozaiku është ndër të paktët në botë që paraqet gara me karroca në një hipodrom. Mendohet se ai i përkiste një vile e një personi të pasur në kohën kur Qipro sundohej nga Roma. Copëza të mozaikut u zbuluan në fshatin Akaki, rastësisht nga një fermer në vitin 1938. Zona u qarkua si sit arkeologjik, por gërmimet janë kryer vetëm tani për shkak të prioriteteve të tjera. 

 

Pengmarrja në avionin "Egypt Air", nga një oficer i ushtrisë egjiptiane

Postuar në 29 Mars, 2016 12:57

Që prej orës 8 e 30 të mëngjesit kur avioni Air bus 320 i Egypt Air bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka të Qipros, autoritet u vunë në alarm për të zbardhur detajet e pengmarrjes. Fillimisht  u tha se pengmarrësi ishte Ibrahim Samaha, nje shtetas amerikan me origjinë egjiptiane, profesor i Veterinarisë në Universitetin e Atlantës, por ministria e Jashtme Egjiptiane përgënjeshtroi lajmet dhe doli me njoftimin se autori është Seif Edin Mustafa, oficer i ushtrisë egjiptiane. Kërkesat e tij mësohet se kanë qenë politike dhe lidhen me mbajtjen në burg të disa grave në Egjipt.

Schulz kërkon ribashkimin e Qipros, një nga propozimet krijimi i një shteti federativ

Postuar në 29 Mars, 2016 12:08

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz  vizitoi këtë të martë Qipron, nga ku deklaroi se është koha që ishulli të bashkohet, në mënyrë që edhe Europa të jetë e bashkuar. “Është koha për ribashkimin e Qipros sepse pa bashkimin e Qipros Europa nuk mund të jetë e bashkuar”-theksoi Schulz gjatë fjalës në parlement. Kreu i PE-së shtoi se shtetet kombe kanë treguar se kanë ditur të bashkëjetojnë në hapësirën europiane dhe një zgjidhje për Qipron do t’i japë fund status quo-së shumëvjeçare pas pushtimit të një pjese të ishullit në vitin 1974 nga Turqia.

Një hap drejt riunifikimit, Qipro: Turqishtja të përfshihet në gjuhët zyrtare të BE-së

Postuar në 26 Shkurt, 2016 21:48

Qipro kërkon që turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Europian, nisur nga fakti se greqishtja, që është një nga dy gjuhët e ishullit, njihet si e tillë në BE. Lajmi është bërë publik nga mediat qipriote dhe turkse që shkruajnë se presidenti Nicos Anastasiades ka dhënë udhëzime për ndjekjen e procedurave të aplikimit. Më tej akoma, ka qenë presidenti që ka informuar për qëllimet e vet liderin e turqve të Qipros, Mustafa Akinci, që sipas kësaj gazete i shërbejnë runifikimit të ishullit të ndarë nga konflikit i vitit 1974.

Pages

Subscribe to RSS - qipro