Kotzias: Ankaraja e Qipro afër një marrëveshjeje për largimin e ushtrisë turke nga ishulli

Postuar në 26 Shtator, 2016 10:32

Greqia po nxit një regjim të traktat bashkëpunimi dhe miqësie mes saj, Turqisë dhe Qipros që do të zëvendësojë regjimin e tanishëm të garacive ndërkombëtare. Kështu është shprehur për gazetën greke "Kathimerini" ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias. Ai thotë se kjo marrëveshje po negociohet në partneritet të ngushtë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do të finalizohet me largimin përfundimtar të ushtrisë turke nga ishulli.
Kotzias foli edhe për një strategji të re të sigurisë në Mesdheun Lindor, duke përfshirë bashkëpunimin me vende si Izraeli, Egjipti, Libani, Jordania dhe së fundmi edhe Palestina. Sipas tij, Greqia po promovon edhe të ashtuquajturën Aleancë të Qytetërimeve të Mëdha, me shtete si Irani, Iraku, Kina, India, Itali, Egjipt, Meksikë dhe Bolivi, përfaqësues të të cilave do të takohen në fund të vitit në Athinë.
Në intervistën për "Kathimerini" shefi i diplomacisë greke prek edhe çështjen e emrit me Maqedoninë, duke theksuar se në Shkup po nxitet qëllimisht perceptimi se Greqia punon për shpërbërjen e Maqedonisë. Ai tha se janë palë të treta që pengojnë një marrëveshje për emrin.
Kotzias iu referua edhe garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke nënvizuar se qeveria greke nuk ka asnjë interes të mbështesë njërin apo tjetrin kandidat, por do të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me qeverinë dhe presidentin e ri të SHBA-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.