Qeveria

Kapitalizimi i protestës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:10

Disa media pranë qeverisë, si gazeta “Shekulli” njoftojnë se protesta e nesërme do të ketë dhunë. Madje sipas kësaj gazete, mbështetës të skenarit të dhunës është ajo që në shkrim quhet si “garda e vjetër me Sali Berishën në krye”, ndërkohë që Lulzim Basha qenka kundër këtij skenari. Po sot Arben Imami ka kritikuar opozitarizmin e Lulzim Bashës, teksa është shprehur se “shqiptarët nuk kanë shpresë as tek opozita”. A është ky një paralajmërim se protesta e 8 dhjetorit do të ketë dy axhenda?

“Transparenca.sb” përballë “transparenca.al”: Mbërrijnë 41 mijë dekodera që do paguhen nga qeveria. Shpërndarës: DIGITALB

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 00:14

U bë publike para disa kohësh një Vendim i Këshillit të Ministrave i cili sanksiononte pajisjen me dekodera dixhital të familjeve në nevojë. VKM-ja lidhet me dixhitalizimin e TVSh-së, realizuar me një tender 23 milionë euro, plus 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e një rrjeti ende të pandërtuar.

Oferta e mbetur e Rilindjes: Ilir Meta

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 23:21

“Nëse partia PS dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë një qeveri me Ilir Metën kryeministër do ta votoj me kënaqësinë më të madhe, s’ka asnjë problem”. Kjo është një nga përgjigjet e Koço Kokëdhimës për Ylli Rakipin në intervistën e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kokëdhima është më shumë sesa një deputet i thjeshtë: ai është menaxheri i karrierës së Edi Ramës në kalimin nga bashkia në PS. Ai është një ndër njerëzit me ndikim, që këmbënguli edhe në vitin 2009 për aleancën PS-LSI, kur Ilir Meta nuk kishte këto rekorde korrupsioni që ka sot.

Cherie Blair pas përplasjeve të qeverisë me Bankers

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 12:11

Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik që shërbeu si konsulente për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me koncecsionarin e skanimit në dogana, Rapiscan duket se qëndron pas përplasjes mes qeverisë dhe kompanisë kanadeze të naftës Bankers Petrolium. Gazeta Dita shkruan se në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend.

Misioni Transparencë, Bankers kërkon auditim ndërkombëtar në shembullin Beketi

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 11:34

Bankers Petrolium sugjeron një formulë “alla Beketi”  për të zgjidhur mosmarraveshjet me shtetin shqiptar. Konflikti ka lindur në mesin e këtij viti, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime.

Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat. Tatimet kanë bllokuar llogaritë e Bankers, që në datën 25 nëntor, cka vuri në vështirësi kompaninë në mbarëvajtjen e prodhimit.

Tuneli i Arbitrazhit

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 01:43

Në vitet 2011-2013, opozita e atëhershme e drejtuar prej Edi Ramës bëri të vetën kauzën e konçesioneve, duke u përbetuar me të madhe se do të rishikonte çdo konçesion të dhënë dhe se nuk do të njihte asnjë prej tyre që ishte dhënë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Por nëse një pjesë e të gjithëve ne do të kishte qenë pak më e vëmendshme dhe më e përgjegjshme, do të mjaftonte kjo deklaratë që vota ndaj tij të mendohej mirë.

Konflikti me “Bankers Petroleum”, qeveria: Çdo kompani që punon në Shqipëri, duhet t’i bindet ligjeve në fuqi

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 19:37

Përballja e qeverisë shqiptare me “Bankers Petroleum” po merr rrugë të pakthyeshme. Duke  raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri bëri të qartë se problemi ekziston dhe se ai do të zgjidhet në Arbitrazh. “Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjetur që ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në Arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuar, është në marrëveshje. Pra palët do e zgjidhin përmes ekspertëve dhe Arbitrazhit.

Refrenit “Fajin e ka Saliu” i ka mbaruar karburanti

Postuar në 29 Nëntor, 2015 15:37

Në dy vjetët e para të qeverisjes, qeveria Rama ka shpenzuar 1.2 miliardë dollarë për të shlyer detyrime të prapambetura të qeverisë së “Saliut”, si dhe interesa të borxhit të akumualuar ndër vite. Për këtë, ka marrë 900 milionë dollarë borxhe të reja dhe 300 milionë dollarë i ka marrë nga të ardhurat korrente të buxhetit (që mund t’i kishte përdorur për investime të së ardhmes, në vend që t’i shpenzonte për të mbuluar gropat e së shkuarës).

Qeveria mirënjohëse e Partisë së Punës. Dekorata për ish-funksionarë të regjimit

Postuar në 29 Nëntor, 2015 13:24

Një vit më parë me urdhërin e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli u krijua një komision i posaçëm, misioni i të cilit ishte evidentimi i 1000 veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilëve do t’ju jepej “Medalja e Mirënjohjes” me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Sipas ministrisë dekoratat u akorduan në bazë të propozimeve të shoqatave të veteranëve. Një vit më pas “Gazeta Shqiptare” siguroi ekskluzivisht listën e plotë, e cila u mbajt sekret dhe deri më sot nuk ishte bërë publike.

Marrëzia e Konçesioneve

Postuar në 29 Nëntor, 2015 11:23

Bizneset shqiptare të cigareve dhe karburanteve transferuan këtë vit si çmime fundore ndaj konsumatorëve rreth 20 milionë euro të krijuara si kosto shtesë nga koncesionet e markimit, skanimit dhe pullës fiskale. Vala e re e koncesioneve 200 milionë euro në një vit në shëndetësi dhe projektet për rreth 70 koncesione të reja rrisin skepticizmin tek ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare. Banka Botërore lajmëron për rreziqe që vijnë nga këto projekte.

Pages

Subscribe to RSS - Qeveria