Cherie Blair pas përplasjeve të qeverisë me Bankers

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 12:11

Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik që shërbeu si konsulente për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me koncecsionarin e skanimit në dogana, Rapiscan duket se qëndron pas përplasjes mes qeverisë dhe kompanisë kanadeze të naftës Bankers Petrolium. Gazeta Dita shkruan se në prill 2014 qeveria shqiptare ndërmori hapin e parë për të anuluar kontratën me Bankers, një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend. Tenderin e fitoi kompania “Omnia Strategy LLP” do të orientonte qeverinë shqiptare në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante me kontratën koncesionare me “Bankers Petroleum”.

Sipas Gazetës “Dita” kompania e zonjës Blair u pajtua thjesht për të orientuar nëse ia vlen ose jo të hapet një proces gjyqësor me “Bankers”.

Kur “Bankers” nisi të operonte në vendin tonë, shpalli si pjesë të Bordit Drejtues të kësaj kompanie një VIP jo pak të njohur për shqiptarët: Gjeneralin Ëesley Clark. Ai ishte drejtuesi ushtarak më i lartë i NATO-s, që nën iniciativën dhe direktivën e dyshes Clinton-Blair, drejtoi operacionet ushtarake në Kosovë pas gjenocidit të shtetit serb.

Sipas kontrates se 2014-s zonja Blair dhe kompania e saj duhej të dorëzonte pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar të vlerësimit mbi nismën e arbitrazhit (brenda muajit korrik te atij viti). Ne baze te ketij raporti  qeveria shqiptare do të merrte vendimin e saj përfundimtar mbi këtë çështje. Se çfare raporti ka bërë Omnia (në latinisht do të thotë “gjithçka”) qeveria nuk dha detaje. Por hapat e qeverisë shqiptare për prishjen e kontratës me Bankers u stopuan prej atëherë 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.