policia

Grushti i shtetit, Erdogan pushon nga puna 13 mijë policë

Postuar në 04 Tetor, 2016 16:09

Vala e spastrimeve pas grushtit të shtetit në Turqi, nuk ka të ndalur. BBC-ja raporton se së fundmi janë pushuar 13 mijë policë vetëm për diçka më shumë sesa dy muaj që nga korriku. Mes policëve janë edhe 2500 oficerë ndërkohë që autoritetet njoftojnë se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në korrik përfundon më 19 tetor.

“Shekulli”: Dy drejtorë policie, baxhanakë me njëri – tjetrin, mbështesin kultivimin dhe trafikimin e kanabisit

Postuar në 02 Tetor, 2016 11:04

Gazeta “Shekulli” shkruan sot se disponon një material shtesë të raportit sekret të shërbimeve italo-gjermane për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij materiali, i referuar në media një muaj e gjysmë më larë, janë 363 zona të kultivimit, të gjitha nën hundën e policisë. Por materiali shtesë që pretendon “Shekulli” shton një vërejtje të policisë italiane për dy drejtorë policie në nivel qarku, baxhanakë me njëri – tjetrin, që lejojnë e madje mbëshetesin kultivimin dhe trafikimin e hashashit.

Ka foto të personit që dhunoi Fadi Mitrin dhe disa pyetje për ministrin Tahiri

Postuar në 26 Shtator, 2016 21:57

Policia nuk zhgënjeu edhe në rastin e Fadi Mitrit. “Çunat” e ministrit të Brendshëm raportojnë çdo ditë arrestime spektakolare të personave që nuk u ndalojnë patrullave të policisë, por për ngjarjen që tronditi botën e biznesit dhe shkaktoi largimin e një komanie të huaj nga Shqipëria nuk ka ende asnjë të arrestuar, përveç Skëndër Krajës që mbahet në arrest me burg për posedim kanabisi, i dyshuar për ngjarjen. Mediat kanë publikuar një foto të personit që dhunoi biznesmenin libanez si dhe makinën e autorit, të cilën e ka bërë bashkëshortja e biznesmenit dhe ia ka dorëzuar policisë.

Korrupsioni me tenderin e uniformave të policisë, dyshohet se janë prodhuar në Shqipëri dhe jo në Turqi

Postuar në 25 Shtator, 2016 11:15

Prokuroria e Tiranës do të bëjë sekuestrimin e llogarisë bankare të kompanisë “Marsi-&AL”, e cila ishte fituese e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. Kjo gjë do të bëhet pasi dyshohet se kompania në fjalë, përveç veprës penale të mashtrimit, mund të ketë kryer edhe atë të falsifikimit të dokumenteve.
Mësohet se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo kompani ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash si detyrim për prodhimin e uniformave, dhe pikërisht për këtë gjë është vendosur edhe bllokimi i llogarisë bankare.

Shakatë zyrtare të Haki Çakos dhe Policisë së Shtetit: Monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka më parcela të mbjella me kanabis (dokument)

Postuar në 21 Shtator, 2016 11:01

Tjetër gjë të shohësh sesi në Shqipëri vijnë avionë të vegjël për t’u ngarkuar me drogë dhe ndryshe ta shohësh realitetin me dylbitë e policisë shqiptare, e cila po shënon rekorde sa i përket përkushtimit për të mbrojtur politikisht ministrin apo qeverinë me komunikata shtypi. Policia e Shtetit ka raportuar sot se në terren nuk ka më asnjë parcelë të mbjellë me kanabis sativa. A mund të besohet kjo kur vetëm pak ditë më parë u zbulua aksidentalisht pista e avionëve Piper në Durrës apo kur 700 kg kanabis të nisura nga Vlora u kapën në Bari.

Paloset një 40-vjeçar me ngjyrë nga policia amerikane, nuk ishte i armatosur (Video)

Postuar në 20 Shtator, 2016 13:04

Reagime të ashpra ka shkaktuar një video e 4 ditëve më parë ku policë të bardhë qëllojnë për vdekje një të 40-vjeçar me ngjyrë të paarmatosur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara. Nga imazhet e marra nga një helikopter i policisë,  duket personi me ngjyrë që shkon me duart lart drejt makinës së tij. Fillimisht ai bie pa ndjenja dhe më pas qëllohet për vdekje nga policia.

Paradoksi: Më shumë bimë kanabisi të asgjësuara se sa të mbjella!

Postuar në 19 Shtator, 2016 13:43

Sipas raportit të Guardia di Finanza-s për vitin 2015 (botuar në gazetën italiane Corriere della Sera), në Shqipëri u mbollën vjet 243 mijë bimë kanabis sativa – një trefishim ky në dy vjet (shih grafikun shoqërues të Guardia di Finanza-s). Në vitin 2013, mbi 90% e bimëve të kanabisit ishin përqendruar në Lazarat. Ndërsa në vitin 2015 ishin shpërndarë në vende të tjera.

Urdhri i Mjekut kundër arrestimit të dy gjinekologëve. E njëjta përmbajtje me deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë

Postuar në 18 Shtator, 2016 18:12

Urdhëri i Mjekut nuk e ka pritur mirë arrestimin e dy mjekëve të materniteti Koço Glozheni për vdekjen e 35 vjeçares Aida çajko, nënë e dy fëmijëve në muajin e nëntë të shtatzanisë. Në një deklaratë të këtij Urdhri vihet në dukje nxitimi i policisë për të kryer arrestimin e dy mjekëve.

Zyrtare nga policia, 3 mjekë të maternitetit vonuan ndërhyrjen me pasojë vdekjen e 35 vjeçares dhe foshnjës së saj

Postuar në 17 Shtator, 2016 11:58

Vërtetohen dyshimet se vdekja e 35 vjeçare Aida Cajka dhe foshnjës së saj erdhi për shkak të neglizhencës së mjekëve. Policia i ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës materialet hetimore për 3 punonjës të maternitetit Koço Glozheni, ku një ditë më parë humbi jetën 35 vjeçarja Aida Cajka  në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe foshnja e saj.

Dokumentet janë referuar për Helidon Klosin, Dritan Deçkën dhe kirurgen Nazmie Ceni.Policia thotë se  si pasojë e moskryerjes në kohë të shërbimit shëndetësor nga mjekët e lartëpërmendur, në orën 05:00, Aida Cajka dhe fëmija ndërruan jetë.

Policia rrugore dhunon gazetaren e TemATV

Postuar në 30 Gusht, 2016 17:48

Policia Rrugore gjatë një aksioni për heqjen e makinave ma karrotrec, në zonën pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, është konfliktuar me një qytetar, të cilin e kanë fyer dhe shtyrë, pasi ai kërkonte të merrte mjetin. Sipas Kodit Rrugor drejtuesit të mjetit i vendoset gjobë për parkim të gabuar, por i jepet e drejta ta largonte vetë mjetin përderisa ishte i pranishëm.

Pages

Subscribe to RSS - policia