Paloset një 40-vjeçar me ngjyrë nga policia amerikane, nuk ishte i armatosur (Video)

Postuar në 20 Shtator, 2016 13:04

Reagime të ashpra ka shkaktuar një video e 4 ditëve më parë ku policë të bardhë qëllojnë për vdekje një të 40-vjeçar me ngjyrë të paarmatosur në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara. Nga imazhet e marra nga një helikopter i policisë,  duket personi me ngjyrë që shkon me duart lart drejt makinës së tij. Fillimisht ai bie pa ndjenja dhe më pas qëllohet për vdekje nga policia.

Në konferencën për shtypi të, komandanti i Departamentit të Policisë së Tulsa, Chuck Jordan, tha se ishte një oficere femër që e qëlloi 40 vjecacrin, pasi ai nuk ishte bashkëpunues. Ai shtoi se në makinën e 40 vjeçarit nuk u gjetën armë dhe kërkoi nga Departamenti i Drejtësisë që ta shqyrtojë çështjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.