policia

"Polica që deshëm" pëson ndryshime në kokë

Postuar në 27 Prill, 2017 13:38

Sot është bërë publike lajmi për lëvizje masive në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Lëvizjet që përfliten janë si më poshtë: 

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

Policia e (pu)shtetit padit opozitën

Postuar në 24 Prill, 2017 18:16

Policia vijon të përdoret si vegël e pushtetit duke dalë me njoftime qesharake për korrektësinë e treguar prej saj në mbarëvajtjen e tubimeve të opozitës dhe devotshmërinë për të proceduar penalisht organizatorët e një proteste politike. Në një njoftim të saj policia jep dhe argumentat që sipas saj e detyrojnë të çojë për ndjekje penale deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike. Vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë standard e ka ndjekur me opozitën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Deklarata e Policisë:

Thirrja e Policisë së Shtetit, nul përpara një Çadre që ka flamurin dhe nis mëngjesin me himnin kombëtar

Postuar në 23 Prill, 2017 14:15

Policia e Shtetit ka dalë sot me një deklaratë përmes së cilës bën thirrje ndaj qytetarëve që të shmangin manifestimet e mundshme të ditës së nesërme, duke paralajmëruar se çdo cenim i ligjit do të përballet me ligjin.

Pashkë nën frikën e terrorizmit (Video)

Postuar në 14 Prill, 2017 23:13

Për herë të parë pashkët në Shqipëri  festohen nën frikën e sulmeve terroriste. Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit dhe ajo e Shën Palit u vunë të premten nën vëzhgim 24 orë nga policia e shtetit, patrullat shqiponja dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Dalin të palarat e Tahirit,1.5 milionë euro abuzime me tenderat e policisë

Postuar në 13 Prill, 2017 17:09

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit nga Policia e Shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës. KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin. Televizioni Klan raportoi se disponon një pjesë të mirë të dokumentave të auditit, ku rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro.

17 tonët e ditëve të fundit, provojnë gjysmëlegalizimin e kanabisit në katër vite

Postuar në 12 Prill, 2017 14:38

12 tonë drogë në Përmet dhe 5 tonë në Skrapar, zona këto që nuk kanë qenë edhe aq prezente për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, provojnë atë situatë të gjysëm ligërimit që shoqëroi drejtimin nga Sajmir Tahiri të Ministrisë së Brendshme. Në Skrapar u njoftua edhe kapja e një laboratori, ndërkohë që vetë magazinimi I një sasie të këtillë kërkon kohë, njerëz, angazhim, lëvizje. Të gjitha janë pra gjurmë eventuale për një hetim policor që duket se nuk ka ecur. Sado që kryeministri u përpoq të mbronte ministrin e larguar, kapjet e tanishme, ofrojnë një pamje krejt tjetër.

Vetting elektoral për policët, por zgjedhjet sipas traditës

Postuar në 05 Prill, 2017 11:29

Zëvendësimi i Sajmir Tahirit nuk mjaftoi për të hequr dyshimet mbi rolin e policisë dhe mundësinë e përdorimit të saj në zgjedhje. Para pak ditës Drejtori i Policisë Haki Çako doli në një konferencë për të lajmëruar përjashtimin nga policia e Lezhës të 4 policëve që nuk kishin monitoruar siç duhet zonën për mbjelljen e kanabisit, kur shtrirja e këtij fenomeni ka prekur në fakt gjithë Shqipërinë dhe përgjegjësia duhet të kapte gjithë zinxhirin drejtues të policisë, çfarë nuk ka ndodhur.

Trafik droge me vulën e shtetit, policia kishte mohuar implikimin

Postuar në 25 Mars, 2017 11:06

Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda implikon strukturat e policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Bëhet fjalë për përfshirjen e 4 policëve të pikës kufitare të Qafë Thanës në trafikimin e 8 tonë kanabis nga Maqedonia drejt Belgjikës, me një kamion që kaloi tranzit nga Shqipëria dhe u kap në Ankona të Italisë.

Policia ndalon qarkullimin në Rr.e Elbasanit se do fliste Veliaj

Postuar në 07 Mars, 2017 22:48

Policia e Tiranës kufizoi për disa orë lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, duke bllokuar hyrjen nga rrethrrotullimi i Saukut, po ashtu edhe në sensin e kundërt. Trafiku u devijua nga segmenti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke mbingarkuar segmentin nga hyrja e Liqenit Artificial. 

Protestuesit e Zharëzës përplasen me policinë(video)

Postuar në 25 Shkurt, 2017 17:52

Pages

Subscribe to RSS - policia