Patozi

Katër kandidatë për kreun e PD-së. Patozi: Normalizim statutor procesit, Basha të dorëhiqet

Postuar në 01 Korrik, 2017 18:57

Në garën për për kryetar të Partisë Demokratike kandidojnë tashmë 4 kandidatë. Lulzim Basha, që ka hapur procedura antistaturore, Eduard Selami, Erjon Piciri dhe së fundmi edhe Astrit Patozi. 
Ky  i fundit duket se përfaqëson grupin e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe që sot ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës kërkon mbledhjen e kryesisë dhe futjen e procesit në shina statutore. Vetë Patozi paraqiti ndër të tjera disa kërkesa që sipas tij rrjedhin nga nevoja e normalizmit të situatës në parti dhe kthimin e besimit. 

Nis aksioni politik për largimin e Lulzim Bashës

Postuar në 29 Qershor, 2017 23:00

Lulzim Basha ndodhet sot përballë një beteje që zhvillohet në emër të një standardi publik që buron nga një humbje poshtëruese në zgjedhje. Një humbje të cilën mesa duket vetëm Basha nuk e percepton si ngjarje nga e cila rrjedhin detyrime. Në një dalje në emisionin “Opinion”, Astrit Patozi deklaroi se Basha është sot kërcënim kombëtar pasi ka marrë peng opozitën shqiptare. 

Të çlistuarit e PD-së: Deri më 25 qershor, jemi kundër Edi Ramës. Basha: Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë

Postuar në 29 Maj, 2017 19:23

Astrit Patozi ka sqaruar sot “kafenë” e përbashkët me të larguarit e tjerë nga lista e kandidatëve. Patozi lë të kuptohet se do të ketë një lëvizje në PD për të rikthyer legjitimitetin e forumeve, diçka për të cilën dikush po kujtohet më në fund, por ai ka shtuar në një status në Facebook se “deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike”.

"Panorama"/Basha: Deputetët që shesin mandatin, e humbasin atë

Postuar në 23 Maj, 2017 10:21

Një ditë më parë u bë e njohur se me ndryshimet e reja ligjore, shitblerja e votës dënohet me burg. Diçka absurde që i shtohet absurditeti juridik ku po hyn vendi. Një nga deputetët e PD-së, Astrit Patozi, pyese se çfarë dënimi parashikohet nëse një deputet kalon me një parti tjetër, pra nëse e shet mandatin e vet. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, gazeta “Panorama” njofton sot përgjigjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili për kujtesë duhet thënë se ka përfunduar studimet për jurisprudencë. Basha sipas “Panorama” ka deklaruar se “Lidhur me pyetjen  shumë të drejtë të z.

Donald Lu në kërkim të votave për reformën në drejtësi. Shqipëria me një kryeministër që është thjesht një zëdhënës

Postuar në 30 Qershor, 2016 21:08

Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me deputetin demokrat, Astrit Patozi. Gazeta “Tema” njofton se “diplomati duket ka kërkuar mbështetjen personale të ligjvënësit opozitar për reformën në drejtësi, e cila do të votohet më 21 korrik”.

Patozi: Jo koalicion me Metën

Postuar në 01 Shkurt, 2016 09:57

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Pages

Subscribe to RSS - Patozi