Katër kandidatë për kreun e PD-së. Patozi: Normalizim statutor procesit, Basha të dorëhiqet

Postuar në 01 Korrik, 2017 18:57

Në garën për për kryetar të Partisë Demokratike kandidojnë tashmë 4 kandidatë. Lulzim Basha, që ka hapur procedura antistaturore, Eduard Selami, Erjon Piciri dhe së fundmi edhe Astrit Patozi. 
Ky  i fundit duket se përfaqëson grupin e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe që sot ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës kërkon mbledhjen e kryesisë dhe futjen e procesit në shina statutore. Vetë Patozi paraqiti ndër të tjera disa kërkesa që sipas tij rrjedhin nga nevoja e normalizmit të situatës në parti dhe kthimin e besimit. 
 “I shqetësuar për rezultatin dramatik të PD jam këtu për të marrë të gjitha përgjegjësitë e mia.
I mbështetur nga një numër i madh anëtarësh, deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj nëse do të ketë garanci për zgjedhje të lira.
•    Kërkoj dorëheqjen e Bashës, largimin e tij nga zyra bashkë me stafin dhe çlirimin e selisë deri sa të përfundojë procesi.
•    Normalizimi statutor i garës duke bërë nul vendimet e deritanishme të dy nënkryetarëve. 
•    Anëtarësimet e dy muajve të fundit të mos kenë të drejtën e votës.
•    Listat e zgjedhësve duhet t’u jepen kandidatëve jo më vonë se tre ditë nga gara. Analizë dhe fushatë.
•    Komisioni duhet të ketë nga një përfaqësues nga kandidatët. 
•    Të ngrihet një komision për auditimin e procesit të garës, i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm
.
Këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Basha të dalë mbi ambiciet personale.
Jam gati të punoj me Bashën për një garë reale, por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do marrë përgjegjësitë.
Cdo anëtari të PD i lind e drejta të mos lejojë një farsë elektorale, që synon grabitjen e mandatit të kryetarit nga Basha”.
Kërkesat u paraqitën nga selia e PD-së dhe ato janë një paketë e ligjshme ndaj një kryetari që nuk është duke qenë. Në këto kushte liria e kandidimit dhe garës reale sanksionohet në PD, akuzuar shpesh si parti bunker, ndërkohë që bunkerizmi ka prekur rëndë sidomos PS-në. 

Diversioni pro Bashës me çështjen e betimit të Ilir Metës President
Zhvillimet në PD janë disi të papritura për pazarxhinjtë e 18 majit, pasi reagimi kundër Bashës që ngriu veten dhe po lyp ndihmë te Bersiha, po organizohet dhe strukturohet. Ai po kaloj fazën e inatit dhe mllefit që rëndim vë në lëvizje njerëzit në politikën shqiptare, për të promovuar një proces gare. Ky është zhvillimi më kryesor aktualisht, por në ndihmë të Bashës vjen pushteti. I cili përmes lloj lloj mekanizmash apo gazetarësh transnacionalë po luan prej ditësh me çështjen e betimit të Ilir Metës më 24 korrik. Kjo është një farsë pa vlerë, thjesht për të tërhequr vëmendjen nga situata në PD, pasi është e paqartë sesi mund të bllokohet mandatimi i Metës për një betim, ndërkohë që parlamenti e ka zgjedhur. Në fushatë PS-ja kërcënoi me shkarkim të Metës, kurse tani del në skenë teza mediatike e bojkotit të seancës së betimit. Është e qartë se është një lojë nervash për të ndihmuar Bashën e ngrirë që duket se po ndjek politikën e atij që nuk del nga shtëpia deri sa ta harrojnë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.