Nis aksioni politik për largimin e Lulzim Bashës

Postuar në 29 Qershor, 2017 23:00

Lulzim Basha ndodhet sot përballë një beteje që zhvillohet në emër të një standardi publik që buron nga një humbje poshtëruese në zgjedhje. Një humbje të cilën mesa duket vetëm Basha nuk e percepton si ngjarje nga e cila rrjedhin detyrime. Në një dalje në emisionin “Opinion”, Astrit Patozi deklaroi se Basha është sot kërcënim kombëtar pasi ka marrë peng opozitën shqiptare. 

“Lulzim Basha sot është kërcënim kombëtar. Sepse duke marrë peng, duke grabitur PD-në në atë humbje katastrofale, Basha mban peng zhvillimet politike. Sepse Shqipëria për shkakun e tij është e papërfaqësuar denjësisht. Se mjafton të mos mungonin 200 mijë demokratët që nuk votuan dhe do të ishim sot në situatë ndryshe. Unë do ftoja sot çdo demokrat, ka dy rrugë. Njëra të tërhiqet Basha dhe të garantojë garën. Nëse kjo nuk ndodh demokratët duhet të bojkotojnë dhe të mos lejojnë këtë. Jam gati të hyj në garë nëse dikush tjetër nuk do të pranojë të hyjë në garë. Jam gati të hyj dhe ta shpartalloj”, ka deklaruar Patozi
Ndërkohë Arben Imami, themeluesi i PD-së, deklaroi në një tjetër emision në News 24 se Lulzim Basha shiti zgjedhjet dhe pakti i tij me Ed Ramën goditi rëndë PD. Ai ka bërë të ditur se askush nuk e di përmbajtjen e marrëveshjes së majit, duke shtuar se as Berisha nuk ka patur dijeni. Ky debat e vendos Lulzim Bashën dhe aktin e tij komik të ngrirjes në kushtet me pasoja afatgjatë të mungesës së identitetit dhe personalitetit si kryetar partie, që nisi ta përvijonte disi me çadrën e famshme. Më tej akoma, zhvillimet në PD janë një lajm i mirë pasi ato e bëjnë zbatimin e pazarit të pistë Rama Basha thuajse të pamundur, ndërkohë që po dëshmohet se në PD ka tjetër frymë dhe kulturë politike në krahasim me PS, parti në të cilën në vitin 2009 nuk ndodhi asgjë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.