parlamenti

Pa koment/Fyeu kolegët, Sgarbin e transportojnë jashtë Parlamentit

Postuar në 25 Qershor, 2020 18:09

Mos t'i biem në qafë. PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet

Postuar në 06 Qershor, 2020 16:32

Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera zotëria:

Lista të hapura apo të mbyllura? Të zgjedhësh apo të votosh zgjedhjet e kryetarëve?

Postuar në 01 Qershor, 2020 12:37

Tani që diskutohet reforma zgjedhore apologjitë për dredhitë kanë dalë në sipërfaqe. P.sh për mosndryshimin e sistemit zgjedhor thuhet se nuk ka asnjë sistem perfekt. Dhe se problem është administrimi. Por nëse është kështu, pse të mos ndryshohet sistemi aktual meqenëse ka një kërkesë në rritje për këtë gjë?

Kam reflektuar. Do rindërtoj godinën e Teatrit diku tjetër

Postuar në 21 Maj, 2020 15:46

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Parlament me një monolog të gjatë mbi Teatrin Kombëtar, historinë e prjektit, godinës, statusin e saj etj.. Zoti Rama ka deklaruar se projekti i zbatuar nuk përputhet me atë të ideuar për shkak të luftës dhe se asnjë qeveri nuk e ka përfshirë mu për këtë shkak, objektin në listën e monumenteve të kulturës. Me një ton ironik, dramatik pre pedagogu të artit dhe një plaku të moçëm që ta thotë historinë e Tiranës në versionin e Tironës, z.

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal. Shumica: Morëm parasysh vërejtjet e Presidentit

Postuar në 16 Prill, 2020 15:03

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal që trajtojnë shkeljet e ndryshme në periudhë epidemie.

Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë deklaruar se përmes amendimeve të sotshme është marrë parasysh edhe paketa e propozimeve të Presidentit një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, duke i dhënë ndryshikeve një frymë konsensusi. Por çfarë sjellin këto dispozita? Ato parashikojnë sanksione administrative dhe penale për ata persona që nuk zbatojnë kërkesat apo urdhëresat e institucioneve përkatëse për sa i përket masave që lidhen me epidemitë: 

Dekriminalizojeni, por mos e De-gallatizoni!

Postuar në 06 Mars, 2020 16:00

 

Siria njeh Genocidin Armen

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:33

 

Një tjetër vend ka njohur atë që quhet si Genocidi Armen. Parlamenti sirian ka marrë vendimin e njohjes së përkufizimit të një ngjarjeje historike sipas së cilës Perandoria Osmane është përgjegjëse për vdekjen e 1.5 milionë armenëve në vitet 1915-1917. 

Parlamenti dënon dhe njeh genocidin e kryer ndaj armenëve nga otomanët në fillim të shekullit të 20-të

thuhet në deklaratën e Parlamentit sirian.

Gjermani, Parlamenti heq imunitetin e kreut të deputetëve të AFD. Hetohet për evazion fiskal

Postuar në 06 Shkurt, 2020 12:10

Parlamenti gjerman ka votuar për heqjen e imunitetit për Alexander Gauland, bashkëkryetar i Grupit Parlamentar të Alternativës për Gjermaninë, partia kryesore e ekstremit të djathtë. Vendimi erdhi pasi prokurorët në Frankurt po hetonin Gauland për evasion fiskal dhe kërkuan nga Bundestagu lejen për të vijuar me procedurën përkatëse.

Parlamenti iraken miraton rezolutën për dëbimin e personelit ushtarak amerikan

Postuar në 05 Janar, 2020 16:36

Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për dëbimin e personelit ushtarak amerikan pas goditjes ajrore që solli vdekjen e gjeneralit iranian Soleimani.

Libia ia merr edhe Shqipërisë si shtet patatinash

Postuar në 05 Janar, 2020 01:13

Disa media të njohura kanë publikuar pak orë më parë tituj të ngjashëm sipas të cilëve lexohet se parlamenti libian ka votuar kundër dislokimit të trupave turke në vend. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan madje se parlamenti ka votuar edhe kundër memorandumit mes Turqisë dhe Libisë për delimitimin e ujërave detare. 

Kur kalon titullin dhe hyn në tekst, sheh se bëhet fjalë jo për parlamentin libian, por për Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aty ku vepron gjenerali Khalifa Haftar. Çfarë është votuar dhe çfarë vlere ka një gjë e tillë? 

Pages

Subscribe to RSS - parlamenti