Kam reflektuar. Do rindërtoj godinën e Teatrit diku tjetër

Postuar në 21 Maj, 2020 15:46

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Parlament me një monolog të gjatë mbi Teatrin Kombëtar, historinë e prjektit, godinës, statusin e saj etj.. Zoti Rama ka deklaruar se projekti i zbatuar nuk përputhet me atë të ideuar për shkak të luftës dhe se asnjë qeveri nuk e ka përfshirë mu për këtë shkak, objektin në listën e monumenteve të kulturës. Me një ton ironik, dramatik pre pedagogu të artit dhe një plaku të moçëm që ta thotë historinë e Tiranës në versionin e Tironës, z. Rama ka prezantuar në fakt mbrojtjen “artisitike” të prishjes së objektit që në të vërtetë më shumë sesa një akt që kundërv dy vizione, është triumph I një afere të pastër. Në përmbushje të vesit të tij prej ekuilibristi, z. Rama ka propozuar madje se do të rindërtojë një objekt identic gjetkë por me funksionet e një qendre kulturore.

Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj. Për një boshllëk apo lëndim. Dhe mbase i ka ardhur nga ajo që …Ne do e marrim projektin origjinal dhe do ua i kthejmë, jo Aleancës, jo artistëve politikanë dhe politikanëve artistë, por do ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do e kemi mes nesh. Jo aty. Për më shumë do e shikoni pelegrinazhin. Do shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar konkurset, muzikën, artin. Për të mësuar çfarë ka qenë Tirana. Madje këta kur të marrin vesh se ka qenë në vend tjetër nuk kanë për të shkuar

është shprehur ai.

Kolonizatori i Tiranës po kujtohet të na bëjë një dhuratë ne sedërprishurve, indigjenëve duke mos dhënë përgjigje për pyetjen: nga dalin këto para për eksperimente të tilla? Cila është arsyeja e kësaj kthese? Kush e ka bërë të reflektojë këtë njeri të rruspave dhe pse nuk reflektoi për 3 vjet protestë? Mashtrime të këtilla janë ordinere për një kryeministër që po kërkon të minimizojë dëmet duke mos hequr dorë nga axhenda e vet që janë KULLAT. Qofshin këto si aferë, qofshin si vizion personal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.