parlamenti

Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 11:17

Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.

Kush harxhon para dhe energji për të dizinformuar për më të diskredituarit e Europës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 23:34

Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpërndante përmes faqes së vet në Facebook një koment mbi Rezolutën e Parlamentit tonë për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje. 

Shqipërisë i mungon Parlamenti...

Postuar në 17 Tetor, 2019 16:30

Sot ka zhvilluar seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë. I cili pë rata që nuk e kanë vënë re, ekziston akoma. Mediat e interesuar për këtë punë kanë përcjellë lajmin se punimet e seancës janë ndërprerë sepse deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar të flasë ndërkohë që po fliste ministri Eduard Shalsi. Kaq mjafton nga kronika parlamentare për ta kapur derexhenë ku katandisi ky vend dhe institucionet e tij. Anonimi numër një I ndërpret fjalën anonimit numër dy. Ndërhyn anonimja numër tre në krye të Kuvendit dhe jep pesë minuta pushim.

Bie qeveria rumune. Nuk kalon mocionin e besimit në Parlament

Postuar në 11 Tetor, 2019 21:04

Qeveria rumune është rrëzuar dje pasi kryeministrja socialdemokrate Viorica Dăncilă humbi mocionin e besimit në Parlament.
238 deputetë votuan pro mocionit, që u vu në lëvizje një javë pas negociatave mes palëve gjatë të cilave disa anëtarë të shumicës u larguan drejt opozitës. Pushteti i kryeministres u trondit pasi aleatët e saj në koalicion dolën nga qeverisje na gusht të këtij viti. 

Presidenti Klaus Iohannis do të të duhet të zgjedhë një kryeministër të ri, ndërkohë që vetë Dăncilă është kandidate për zgjedhjet presidenciale të 10 nëntorit. 

Çfarë fituam nga shmangia e zjarrit të 8 qershorit?

Postuar në 09 Shtator, 2019 14:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta u tha sot shqiptarëve se më 8 qershor do të digjej Kuvendi i Shqipërisë. Se qysh e tek, si e kur është përcjellë ky informacion shumë delikat sipas standardeve të normalitetit, këtë kreu i shtetit nuk e tha. Ai tha që do i vihej zjarri të shenjtit Parlament të Shqipërisë.

Hajdutët me imunitet dhe ambasadat nisin sesionin parlamentar në rolin e shumicës dhe "opozitës"

Postuar në 02 Shtator, 2019 19:58

Pas qetësisë së verës që i lë qytetarët pa ndotjen akustike të hajdutëve me imunitet që popullojnë parlamentin, qeverinë dhe opozitën, loja ka rinisur sërish. Me ndryshimin e vetëm se këtë sesion janë të gjithë të diskredituar edhe me standardet e fëlliqësisë ku gjallojnë vetë.

Në tituj është shfaqur Gramoz Ruçi, një lloj pastërmaje politike e socialistëve, zahireja e fundit e tyre, ka folur edhe Taulanti, gaxhgauni i politikës. Kaq patjetër që mjaftojnë sa për të marrë shijen e supës që vazhdon deri në janar. Supës që e ka kthyer Shqipërinë në burg psikologjik.

Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Postuar në 05 Gusht, 2019 13:11

Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet në datën 22 gusht. Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit që i ka hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ne fitimtarët e 30 qershorit...

Postuar në 04 Korrik, 2019 13:04

Partia Socialiste ka ngushtuar zyrtarisht rrezen e audiencës së vet, duke nisur të bëjë një ndarje artificiale mes atyre që janë pro saj dhe kundër saj. Në një fjalë të mbajtur sot në Parlament, numri dy i kësaj partie, Taulant Balla deklaroi se 30 qershori ishte një fitore e kursit properëndimor të Shqipërisë.

Presidenti: Ky parlament nuk është legjitim

Postuar në 14 Qershor, 2019 12:08

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar edhe sot zhvillimet politike duke shfaqur ndoshta të parin qëndrim që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e Parlamentit. 

Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë

tha ai gjatë një komunikimi me gazetarët. 

Meta gati të shpërndajë parlamentin

Postuar në 11 Qershor, 2019 11:05

Përplasja politike po përshkallëzohet teksa Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mëngjesin e kësaj të marte miratoi kërkesën e maxhorancës  për zhvillimin e një mocioni me debat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 16 00 të pasdites ku me shumë gjasë do të shpërndajë parlamentin.

Një prej argumenteve që mund të japë kreu i shtetit është vakanca që ka krijuar djegia e mandateve të opozitës, pasi hyrja nga listat zëvendësuese nuk e ka plotësuar numrin 140. 

Pages

Subscribe to RSS - parlamenti