parlamenti

Për Tahirin vendos parlamenti

Postuar në 21 Tetor, 2017 20:22

Ashtu siç pritej Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve nuk arriti të dalë me një raport të përbashkët mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Me argumentin se nuk ka prova që implikojnë Tahirin, anëtarët e mazhorancës vendosë në pranojnë pjesërisht kërkesën e prokurorisë për hetim në gjendje të lirë ndërsa anëtarët e opozitës ishin pro kërkesës për arrestimin e Tahirit.

Nga fanatikët e procedurës te kundërshtimi i ligjit për pakicat

Postuar në 12 Tetor, 2017 19:22

Seanca e kësaj të enjteje në parlament ku do të diskutohej projektligji për pakicat mori një tjetër rrjedhë për shkak të problemeve proceduriale që lidhen me drejtimin e seancës.

Me vendimet që mori  drejtuesi i saj Gramz Ruçi për të mos i dhënë fjalën për procedurë deputetit të PD-së, Flamur Noka, seanca degradoi sërish në bllokim të foltores, përjashtim deputetësh dhe shtyrje të seancës. Përjashtim u kërkua edhe për kryeministrin që pranoi se ka fyer me "fjalët ky ka rrjedhur" ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Integrim apo poshtërim?

Postuar në 11 Tetor, 2017 09:21

Dje u bë i njohur fakti se deputetët e parlamenti shqiptar, përkatësisht ata të Komisionit Parlamentar të Punëve me Jashtë, miratuan sanksionimin në projektligjin për pakicat kombëtare, edhe të oakicës bullgare. Siç u pa nga diskutimet e deputetëve, pati disa zëra kundër, madje edhe ndonjë propozim që për këtë çështje të shprehet institucionalisht Akademia e Shkencave. Por pavarësisht kësaj deputetë ulën kokën dhe ngritën dorën pro 100%.

Kujt i duhet shoku Gramoz?

Postuar në 08 Shtator, 2017 14:45

Partia Socialiste po bëhet gati të ushtrojë mandatin e dytë parlamentar me një trupë të zgjedhur sipas kalemit të kryetarit dhe llogarive natyrisht që kombinojnë eksperiencën e më të dalluarve në menaxhimin e fondeve publike dhe rishtarëve që do flasin me zërin e kryetarit, në mos me stilin e tij. 

Opozita e vërtetë janë ata që po ikin

Postuar në 06 Gusht, 2017 11:31

Ilir Meta sot është President i Republikës dhe prej gojës së tij nuk mund të dalin më ato frazat e mënyrës dëftore me mesazhe njëdrejtimëshe. Po kështu Ilir Meta e ka të vështirë edhe gjestikulacionin e të fortit që hakërrehet me duar dhe këmbë nga ndonjë foltore duke gënjyer ndonjë të mbetur para televizorit se ai është trimi i fundit në Shqipëri; kjo sepse fati politik e paketoi në krye të shtetit.

Talat Xhaferi zhvillon konferencë për shtyp në dy gjuhë. Zyrtari shqiptar do të mbajë fjalën në Ditën e Republikës së Ilindenit

Postuar në 27 Korrik, 2017 14:55

Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka deklaruar se do të mbajë një fjalim më 2 gusht me rastin e Ditës së Republikës së Ilindenit në Krushevo. Kryengritja shënon nisjen e procesit të pavarësimit të Maqedonisë nga pushtimi Osman dhe kësaj radhe është një zyrtar me origjinë shqiptare që do të mbajë fjalën e rastit. Kryengritja ka ushqyer nacionalizmin maqedonas, por edhe atë bullgar pasi ka patur jo pak debate nga të dyja palët për karakterin e saj.

Fundi i të enjteve parlamentare?

Postuar në 07 Korrik, 2017 09:10

Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama për emisionin Top-Story ka konfirmuar lajmin se Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu Rama është kujdesur të qartësojë edhe se LSI-ja në fillim dhe pastaj PD-ja, do të jenë opozitë. Në ekuacion nuk figuron PDIU-ja e cila me gjasë do të jetë pjesë e qeverisë.

Sistemi zgjedhor, detyra kryesore e opozitës

Postuar në 26 Qershor, 2017 22:02

Zgjedhjet e 25 qershorit na përcjellin përmes rezultateve ende në përpunim një aspekt të qartë: mungesa e koalicioneve për shkak të marrëveshjes së 18 majit penalizoi jo vetëm disa parti, por edhe vlerën përfaqësuese të votës së shumë qytetarëve shqiptarë.

PD-ja është partia më e goditur në këtë skemë që ngriti vetë duke marrë leksionin se ajo nuk është ende gati të mundë PS-në e vetme. Në marrëveshjen e 18 majit me Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndër të tjera thuhet edhe se palët do të angazhohen për realizimin e reformës zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

Një deklaratë që e bën nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë

Postuar në 15 Qershor, 2017 14:05

Është pak t’i quash skandaloze deklaratat e Shpëtim Idrizit se nuk do të pranonte transfuzion gjaku nga një qytetar grek në rast nevojë për jetën. Aq më tepër që ky personazh i gërshetuar në rastin konkret mes politikës dhe estradës përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë, është nënkryetar i parlamentit. Edhe nëse nuk do ishte nënkryetar i parlamentit, por vetëm kryetar i një partie politike në çdo rrethanë pohimet e tij janë të papranushme dhe përjashtuese për normat demokratike të bashkëjetesës dhe të drejtave të njeriut.

Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë

Postuar në 09 Qershor, 2017 08:40

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.

Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.

Pages

Subscribe to RSS - parlamenti