parlamenti

Bojkoti i PD-së thyhet që pa nisur. “Do jem në Parlament, pavarësisht vendimit që do të merret”

Postuar në 06 Mars, 2016 11:18

Deputeti i Partisë Demokratike, kryetar i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka dhënë sot një intervistë gazetës “Shekulli” ku ka folur edhe për idenë e bojkotit të Parlamentit që është hedhur së fundmi. Shehi pranon se ka shumë presion brenda Grupit Parlamentar për të kaluar në politikën e bojkotot, por që siç shprehet ai, personalisht nuk do ta ndjekë këtë vijë. “Sigurisht që do të jem në Parlament, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballjen.

Tensionim paralel me afrimin e datës për miratimin e reformës në Drejtësi

Postuar në 25 Shkurt, 2016 16:03

Ka qenë një ditë e tensionuar ajo e sotmja në Kuvend, provokuar kryesisht nga protesta e opozitës për amendimet në ligjin për dekriminalizmin. Një ditë më parë, PD-ja propozoi disa ndryshime nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Armando Prenga, i cili në mbrëmje deklaroi “vetëpezullimin”. Por sot Prenga është rishfaqur dhe ka votuar dy dekretet e Presidentit për emërmin e Arben Ahmetajt dhe Milva Ikonomit në detyrat e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë.

Si hyri në Parlament?

Postuar në 24 Shkurt, 2016 19:48

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein u informua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi reformën e sistemit të sigurisë në vend dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat do të mbahen shënim për t’u përfshirë në draft-rezolutë, siç u shpreh socialdemokrati gjerman. 

Racizmi klasor i Jozefinës dhe racizmi etnik i Kokëdhimës

Postuar në 31 Janar, 2016 11:21

Jo vetëm në një rast, por nuk ka ditë që shqiptarët të mos përballen me ndotjen më të rëndë akustike që vjen prej fjalës dhe, meqenëse ligjërimi politik që zotëron kudo është bërë forma zotëruese e ndotjes akustike, thuajse çdo ditë shqiptarët helmohen me mesazhe të errëta, të zeza që ua bëjnë jetën edhe më të rëndë nga ç’është në të vërtetë. Po çfarë e ndan ligjërimin serioz nga ligjërimi makabër? Si e kanë zgjidhur vendet demokratike dhe të qytetëruara këtë krim akustik?

Destabilizimi i koalicionit qeverisës dhe rikthimi i deputetëve që “blihen”

Postuar në 15 Janar, 2016 18:19

Sot ra në sy një deklaratë nga Facebook e kreut të opozitës Lulzim Basha, toni i saj dhe akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, si një njeri i pazareve. “Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot”, shkruan Basha.

"Pas ligjit për dekriminalizimin të hiqet edhe e drejta e kryetarëve të partive për listat e kandidatëve”

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 16:42

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita”. Moisiu komenton zhvillimet politike, sjell diçka nga përvoja e tij dhe e cilëson qeverisjen aktuale në përgjithësi të mirë. Ish-presidenti vlerëson edhe ligjin për dekriminalizimin për të cilin ka bërë këtë koment: “Kam mendimin se ligji për dekriminalizimin që sapo u miratua, nëse partitë kanë vendosur për ta zbatuar ndershmërisht, do të ndihmojë së tepërmi për të përmirësuar përzgjedhjen e kandidaturave.

Njëri e nis, tjetri e bitis

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 13:50

​ Ndoqa punimet e parlamentit më 17 dhjetor, në ditën e protestës së dytë të PD-së. Pika kryesore e rendit të ditës ishte ligji për dekriminalizimin e parlamentit, sipas të cilit persona me të shkuar kriminale nuk do të hynë më në parlament. Ligji u miratua njëzëri. U tha se ishte me 4 nene, por vetëm kaq. Hollësira të tjera, të paktën, unë, nuk di. Në qoftë se ligji nuk fillon me përkufizimin e qartë dhe të drejtë të kriminelit, domethënë cili do të quhet kriminel, ai ligj nuk thotë asgjë dhe, ndoshta, edhe prandaj u miratua pa asnjë kundërshtim.

Dekriminalizohet parlamenti, aleanca me krimin informalizohet

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 20:00

Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për dekriminalizimin i cili mori shkas nga përfshirja në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të disa kandidatëve me predentë kriminalë. Të dyja selitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë, ajo e ShBA-së dhe e Bashkimit Europian, kanë vlerësuar ligjin si një akt të guximshëm të politikës. “Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë.

Opozita kërkon kryeministrin në Kuvend. Përgjigja e Gramoz Ruçit: “Bëni kërkesë për interpelancë. Ai ka axhendën e vet në shërbim të popullit”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:03

Nuk është se është ndonjë farë lajmi, por tregon degradimin e jetës institucionale. Opozita ka kërkuar sot prezencën e kryeministrit në seancë plenare, meqenëse ai mungon prej disa kohësh. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka kërkuar që kryeministri i vendit, Edi Rama, të jetë në kuvend për t’ju përgjigjur shqetësimeve të opozitës lidhur me projektligjet e rendit të ditës, siç është ai për kthimin e pronave.

Britania nis bombardimet në Siri, 4 Tornado kryejnë sulmin e parë

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:10

57 minuta pas dritës jeshile nga parlamenti, 4 avionë tornado të flotës ajrore britanike nisën bombardimet kundër Shtetit Islamik. Daily Mail raporton se avionët u ngritën nga baza britanike e Akrotirit në Qipro.

Pages

Subscribe to RSS - parlamenti