Opozita kërkon kryeministrin në Kuvend. Përgjigja e Gramoz Ruçit: “Bëni kërkesë për interpelancë. Ai ka axhendën e vet në shërbim të popullit”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 15:03

Nuk është se është ndonjë farë lajmi, por tregon degradimin e jetës institucionale. Opozita ka kërkuar sot prezencën e kryeministrit në seancë plenare, meqenëse ai mungon prej disa kohësh. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka kërkuar që kryeministri i vendit, Edi Rama, të jetë në kuvend për t’ju përgjigjur shqetësimeve të opozitës lidhur me projektligjet e rendit të ditës, siç është ai për kthimin e pronave. Përgjigjen e ka dhënë homologu i tij, Gramoz Ruçi që sqaron: “Kryeministri ka qenë prezent këtu, por nëse keni nevojë, depozitoni një kërkesë për interpelancë  apo mocion për debat. Kryeministri ka axhendën e tij në shërbim të popullit. Po synohet të shpërdorohet seanca”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.