opozita

Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja

Postuar në 20 Gusht, 2017 13:49

Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në  mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur  kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e  fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht.

Një faltore për t'u lutur/falur për zgjidhjen e problemeve

Postuar në 20 Gusht, 2017 11:51

Legjislatura e re parlamentare e bashkë me të edhe mandati i dytë qeverisës i Edi Ramës po afron me disa qartësi më të mëdha sesa koha e zgjedhjeve. 

Axhendë e një “kryetari” jo mision i një opozite

Postuar në 17 Gusht, 2017 12:58

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet se kanë përpiluar një raport për zgjedhjet e 25 qershorit. Publikimi përkon me largimin e tyre nga detyra, një akt që konfirmon se perspektiva e bashkëqeverisjes ashtu siç e premtonte Lulzim Basha më 18 maj nuk qëndron më. Në raport flitet për banda të armatosura, blerje masive vote e të tjera tregime zgjedhore shqiptare, të zakonshme në 27 vjet. Opozita formale e Shqipërisë i ka njohur zgjedhjet dhe po ikën nga pushteti ku kërkoi të ngecte, me një përpjekje për të njollosur zgjedhjet.

Opozitë që mbahet pas pushtetit

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:53

Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, përmes një procedure që legjitimoi formalisht vazhdimësinë e tij si kryetar i opozitës dhe konfirmimin si palë në  marrëveshjen e 18 Majit, duket se ka një konsensus që përmbush interesa të vogla politike, të cilat përputhen me pushtetin ndonëse shfaqen si përfaqësues të zërit opozitar. Është Fatmir Mediu, deputet i dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e 25 Qershorit që e sheh si të natyrshëm një bashkëpunim me kryeministrin Rama për çështje që sipas tij kanë të bëjnë me interesat e vendit.

Biznesi i 18 majit

Postuar në 10 Gusht, 2017 14:49

Lulzim Bashës po i kërkojnë nga brenda vetë partisë së tij dhe nga e djathta që të tërheqë ministrat teknikë nga qeveria. E bëri Fatmir Mediu dhe sot e ka përsëritur Dashamir Shehi. Arsyetimi është i thjeshtë: votuesit e lanë në opozitë Partinë Demokratike. Votuesit e lanë në pushtet të vetëm Edi Ramën ashtu siç kërkoi gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye PD-së i takon të rimarrë rolin e opozitës, madje si forcë e përgjegjshme që duhet të ishte ta forcojë atë rol. Mirëpo nuk ka sesi të jesh opozitë e besueshme kur vijon të qëndrosh në qeveri.

Opozita e vërtetë janë ata që po ikin

Postuar në 06 Gusht, 2017 11:31

Ilir Meta sot është President i Republikës dhe prej gojës së tij nuk mund të dalin më ato frazat e mënyrës dëftore me mesazhe njëdrejtimëshe. Po kështu Ilir Meta e ka të vështirë edhe gjestikulacionin e të fortit që hakërrehet me duar dhe këmbë nga ndonjë foltore duke gënjyer ndonjë të mbetur para televizorit se ai është trimi i fundit në Shqipëri; kjo sepse fati politik e paketoi në krye të shtetit.

Nga supermazhoranca e vjetër tek opozita e re, sipas numrave

Postuar në 01 Gusht, 2017 12:24

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit krijuan një situatë tjetër politike në raport me situatën e katërvjeçarit  të kaluar, duke vendosur balanca të ndryshme nga ato që ishin deri më sot! Votuesit zgjodhën Partinë  Socialiste, zmadhuan LSI-në dhe dërrmuan opozitën. Në përgjithësi forcuan edhe më tepër partitë e  deritanishme në pushtet, në dëm të opozitës.

As në pushtet, as në opozitë. Thjesht në Pazar

Postuar në 26 Korrik, 2017 23:19

Ajo që ndodhi sot në mbrëmje në Këshillin Bashkiak të Tiranës na rikonfirmon shijen e hidhur të poshtërimit që buron nga një klasë politike që është aty për të bërë biznes. Si fillim duhet të pranojmë se propozimi për rritjen e çmimit të ujit nuk është absurd në vetvete, as edhe nuk i mungon objektiviteti.

Gënjeshtari që luan kryepozitarin: Nuk bëjmë Pazar

Postuar në 26 Korrik, 2017 13:34

Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Lulzim Basha flet pas mbledhjes se pare te... by news-al

Xhaketa e vjetër Lulzim Basha - miti i rremë i të "shkolluarit jashtë"

Postuar në 23 Korrik, 2017 12:21

Ajo që ndodhi në Partinë Demokratike së fundmi është një episod ndër të shumtët në historikun e tranzicionit shqiptar. Zgjedhje që shpallen si të tilla për të shmangur përgjegjësitë e humbësve kronikë dhe për t’u konformuar me një rregull të importuar sipas të cilit pastrimi vjen me votë. 

Pages

Subscribe to RSS - opozita