OKB

Përralla mburravece e tolerancës fetare(video)

Postuar në 26 Shtator, 2015 20:43

Politika po shkon disi larg me përrallën e tolerancës fetare ndër shqiptarë. Një realitet i lindur nga shqisat e oportunizmit, kjo tezë po përdoret si instrument grimimi për Shqipërinë. Rast emblematik është kryeministri aktual që në dy fjalimet e fundit në ShBA, dje në “World Leadership Forum” dhe sot në fjalimin në OKB, ka sjellë shembullin e vetes si përfaqësues për Shqipërinë. Dhe më tej, Shqipërinë, si model që mund të ndiqet nga kjo botë e turbulluar nga konfliktet.

Shqetësimi i OKB-së: ISIS-i po rrit ndikimin në Afganistan, ka dukshëm një përhapje virale

Postuar në 26 Shtator, 2015 10:28

Sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së, grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve. “Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit”, thekson raporti i komitetit të OKB-së. Raporti citon gjithashtu se vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10% e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik.

70 vjet OKB

Postuar në 10 Shtator, 2015 12:11

Organizata e Kombeve të Bashkuara mbush këtë vit 70 vjet nga krijimi. Ideja për të i atribuohet ish-presidentit amerikan, Franklin Rossevelt, i cili që gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisi negociimin me aleatët për një organizatë që do të pasonte Lidhjen e Kombeve. OKB u krijua në tetor 1945 me seli në New York. Një arritje politike për njerëzimin, ndonëse sot shumë kritikë e shohin rolin e saj si periferik dhe pa ndikim.

Kombet e Bashkuara i kërkojnë Evropës të strehojë 200 mijë refugjatë

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:38

Antonio Guterres, që është dhe Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, i kërkoi sot evropianëve të presin rreth 200 mijë refugjatë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e BE-së duhet të kenë detyrimin që t’i përgjigjen kësaj krize masive. “Nevojitet një përgjigje e jashtëzakonshme përballë një krize masive”, deklaroi Guterres, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, në krahë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Pages

Subscribe to RSS - OKB