Ndryshimi

Informaliteti dhe lehtësimi i biznesit të ndershëm - fatura që pagoi Shkëlqim Cani

Postuar në 16 Shkurt, 2016 14:31

"Misioni baze per dy ministrat e rinj pershkallezimi i operacionit kunder informalitetit dhe lehtesimi i metejshem i biznesit te ndershem". Kështu shkruan sot në profilin e vet në Facebook, kryeministri Edi Rama lidhur me ndryshimet e fundit në qeveri. Një mesazh që shkon qartazi për ministrin e ikur, Shkëlqim Cani, i cili është ndoshta i vetmi, përveç Ramës që e di kuptimin e tij. Duhet kujtuar se ministri i ikur i Financave, qëndroi në pozita dytësore në raport me ministrin e Ekonomisë, Ahmetaj, që nga nisja e operacionit kundër informalitetit.

"Ku qëndron problemi këtu?"

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 18:51

Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron me qëllimet e veta, një njeri që ka qejf të sundojë e jo të qeverisë, një njeri që ndihet mirë me sejmenë që i krehin bishtin e bufonë që e argëtojnë, e jo me bashkëpunëtorë që kanë respekt për veten, një njeri që pushtetin e sheh si qëllim, e jo si mjet, një njeri që pushtetin e do të plotë, e do tani, e do ta ketë i vetëm, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i një vendi si Shqipëria mund të improvizohet mbi bazën e ideve që i fanepsen në kokë kur zgjohet në m

Sistemi zgjedhor, e vetmja rrugë për të hequr qafe LSI-në

Postuar në 31 Tetor, 2015 13:22

Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi drejt atij me prim është tanimë një opsion aktiv për Partinë Socialiste. Madje edhe pse kryetari i saj, Edi Rama, mohoi publikisht dy ditë më parë se ka një ambicje të tillë, sot, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruarvtë kundërtën për gazetën “Shqip”. “Vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll.

Qeveria ndryshim absurd në Kodin e Punës: Edhe po fitove gjyqin nuk rikthehesh më në detyrë

Postuar në 15 Shtator, 2015 08:28

Edhe po fitove gjyqin nuk rikthehesh më në detyrë. Kjo është gjithë thelbi i ndryshimit nw Kodin e Ri të punës.  Punonjësit e administratës publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil, në rast se do të hiqen padrejtësisht nga puna dhe gjykata do t’u jap të drejtë, do të mund të fitojnë vetëm 1 vit pagë, por jo rikthimin në vendin e punës. Por në administratën publike janë një sërë funksionesh që quhen “punonjës të shërbimit”, si mësuesit, infermierët, policët, ushtarakët dhe sanitarët që preken, nëse kjo mbrojtje ligjore do të hiqet.

Pages

Subscribe to RSS - Ndryshimi