Sistemi zgjedhor, e vetmja rrugë për të hequr qafe LSI-në

Postuar në 31 Tetor, 2015 13:22

Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi drejt atij me prim është tanimë një opsion aktiv për Partinë Socialiste. Madje edhe pse kryetari i saj, Edi Rama, mohoi publikisht dy ditë më parë se ka një ambicje të tillë, sot, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruarvtë kundërtën për gazetën “Shqip”. “Vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll. Por duke bërë një përllogaritje të thjeshtë me numrin minimal të deputetëve që fiton automatikisht partia që fiton më shumë vota në zgjedhje, ai sqaroi se mund të jetë jo më shumë se 20 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahen sipas votave që ka fituar secila parti. Ndërsa sistemi spanjoll, është rajonal, çka nënkupton një rritje të pragut për sistemin elektoral për zona të ndryshme. Kjo mund të sillte eliminim të partive të vogla”, raporton “Shqip”. Me këtë sistem të fi, partia që fiton edhe një votë më shumë krijon koalicionin. Por a do të bjerë dakord PD-ja e cila vështirë se mund të kalojë në këto kushte PS-në? Kjo varet nga llogaritë politike, pasi është e pritshme që në fund të dy mandateve rotacioni të jetë kërkesë prioritare dhe transferimimi votave të ndodhë normalisht. Në këtë rast, parti si LSI-ja do të dilnin jashtë loje, ose do të merrnin një rol të ri, periferik.

Comments

Submitted by E vetmja zgjidhje... (not verified) on

Kaq e paten shqiptaret e turmave
te turmave te mitingjeve
te turmave te gazetave dhe te mediave: "Ne litar, ne Litar..."!

Pushteti i Njeshit, ne kete rast i Edi Rames, sapo ka peshperitur "Le te bjere koka e Ilir Metes...!" dhe turmat brohorasin e duartrokasin e kelthasin: ne litar, ne Litar, ne litar!

Dhe, eshte e drejte legjitime renia e kokes politike Meta. Nuk ndjehet mire inteligjencia, qofte edhe vetem ajo qeverisese, te kete krye...si te tijen. as per kryetar kuvendi, por pse jo: as per kryetar partie te perjetshem LSI-e!

Por le te permenden turmat, cilatdo, rreth busteve te Njeshave qe Bjen: A eshte Meta i vetmi? A eshte vec ai, dhe pas renies se tij kemi vetem drite, vetem mbaresi?!

Ilir Meta, qartesisht e nderkombetarisht, provoi ne Zerin e Amerikes ngjashmerine e psikologjise Mbugabe zimbabviane te perjetesise ne pushtet, por ju kujtohen emra te tjere sunduesish ne Tirane pervec atyre qe jane prej fillimit te gjoja pluralizmit shqiptar? Jo, asnje per be, nese nuk do llogaritim ne kete mes...te vraret a te aksidentuarit.

Mos duhet te akuzojme moralisht dhe penalisht vec Neritan Ceken qe u be megafon i kalimit paqesor te pushtetit ne duar te reja te po atyre qe mund te ishin lenduar ate dite kur masat e njerezve ne rruge u drejtuan intuitivisht per nga Blloku, qe mbetet simbol edhe kesaj dite?
I komunisteve, i kurrkujt tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.