nderprerja

Qipro ndërpret programin e shtetësisë përmes investimeve pas skandalit të publikuar nga Al Jazeera

Postuar në 13 Tetor, 2020 12:39

Qeveria qipriote ka ndërprerë në “mënyrë të papritur” programin e vet të dhënies së nënshtetësisë për shtetas të huaj në këmbim të investimeve. Zëdhënësi i saj, Kyriacos Koushos ka sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi pas 1 nëntorit të këtij viti dhe ai merr në konsideratë propozimin e ministrit të Brendshëm, Nicos Nouris dhe atij të Financave, Cosntantinos Petrides.

Assad fiton, SHBA ndërpret ndihmën dhe mbështetjen për rebelët sirianë

Postuar në 20 Korrik, 2017 18:01

Politika amerikane bën një tjetër hap mbrapa në Siri në raport me objektivat e vëna nga administrata Obama. Agjencitë kryesore të lajmeve njoftojnë se administrata Trump ka vendosur që të ndërpresë programin sekret të mbështetjes së rebelëve që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad. Sipas disa zyrtarëve që citohen në mënyrë anonime, vendimi ka ardhur në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe si pasojë e faktit se Rusia dhe Irani ja dolën që të mbajnë në pushtet Assad, pavarësisht të gjithave.

Parlamenti Europian”: Të ndërpriten  negociatat e anëtarësimit në BE të Turqisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 12:52

Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Turqinë. Parlamenti votoi me 477 vota pro dhe 64 kundër propozimin e komisionerit Kati Piri që i jep fund një marrëdhënie të paqartë dhe shpesh burim tensionesh. 

http://www.hurriyetdailynews.com/european-parliament-votes-to-acceptprop...

Mbyllet greva në Zharrëz. Grevistët i besojnë Edi Ramës

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 19:35

Greva e urisë në Zharrëz është ndërprerë. Banorët kanë vendosur t'i besojnë Edi Ramës, kryeministrit dhe një letre të tij. Në letër kryeministri premton për masat që do të merren për të siguruar jetën e tyre.

Subscribe to RSS - nderprerja