ndarja

Siria, hidhet ideja e ndarjes

Postuar në 10 Mars, 2016 18:15

Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.

Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:40

Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it.

"Jo pushtet, por përgjegjësi"

Postuar në 30 Shtator, 2015 12:24

Gjermania ka mbërritur atje, ka zënë atë vend ku duhet të qe gjithmonë: pikërisht në mes të Evropës. Francezi Paul Claudel tha në verë 1945: ju gjermanët nuk duhet të doni ta sundoni Evropën. Por ju - populli në mes, populli me më shumë fqinj- duhet t'ua bëni të kuptueshme popujve rreth jush se vetëm së bashku keni një të ardhme. Kjo është Gjermania evropiane. Në thelb, Republika Federale Gjermane, pra pjesa perëndimore e ka njohur këtë përgjegjësi evropiane menjëherë pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore dhe të sundimit nacionalsocialist dhe ka vepruar mbi këtë bazë.

Pages

Subscribe to RSS - ndarja