Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:40

Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it. Edhe pse në vitin 2005 Partia Socialiste dhe LSI kaluan në opozitë, vitet 2006-2009 konsiderohen si periudhë e artë për dyshen Meta-Prifti, tashmë në pozita flirtimi me Sali Berishën. Edhe për këtë afrim që u kurorëzua me koalicionin e pazakontë Meta-Berisha në vitin 2009 thuhet se kumbari ka qenë Dritan Prifti, i shpërblyer më postin e ministrit të Ekonomisë. Megjithatë Dritan Prifti ia njeh meritat vetes për këtë sukses në politikë siç ka deklaruar vetë në një intevistë për gazetën "Shqip" në vitin 2012.
"Kurrë në politikë nuk kam shpresuar të fitoj nga marrëdhënia me liderin e partisë. Kam fituar tre mandate si deputet, dy prej të cilëve nga një parti e vogël si LSI-ja. Nuk kam pranuar të futem në listën e partisë për deputet dhe të marr mandatin qyl. Në të dyja rastet kam fituar mandatin me votat që kam marrë drejtpërdrejt dhe askush s’mund të thotë që unë kam fituar nga miqësitë me kryetarin e partisë. Edhe në të ardhmen s’do pranoj kurrë mandate të falura nga askush"-theksonte asokohe Prifti. http://energjia.al/tag/ndermend.
Ndarja mes tyre erdhi në vitin 2011 pas publikimit të videos Meta-Prifti, ngjarje që i shërbeu opozitës për të iniciuar protestën e 21 Janarit. Megjithatë keqardhja për prishjen e marrdhënieve me Ilir Metën ishte e dukshme dhe me shumë gjasë e padëshiruar nga Dritan Prifti. Për këtë përplasje ky i fundit akuzonte Sali Berishën. "Me Ilir Metën kemi pasur 10 vjet bashkëpunim dhe 1 vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të sjellë normalitet. Kam përballë në këtë luftë qeverinë, me të gjitha mjetet e saj propagandistike, me gjithë televizionet dhe gazetat e tyre. Më shumë se Ilir Metën, unë kam përballë Sali Berishën. Nuk e di pse është kaq aktiv kundër meje këtë periudhë, por e vërteta është që Sali Berisha po orkestron personalisht sulmet kundër meje, sidomos me gazetën RD"- shprehej Prifti po në të njëjtën intervistë.
Këtij versioni i qëndron edhe Mero Baze në një intervistë të dhënë në gusht të këtij viti. "Videoskandali Meta-Prifti nuk ishte zbulim gazetaresk, por luftë klanesh brenda pushtetit të Berishës. Ata vendosën të përdorin median dhe kaq. Nuk është histori gazetarie investigative, apo meritë gazetarësh. Është prodhim i qeverisë Sali Berishës, që mbyllet me darkën e tij tek shtëpi e Ilir Metës"-nënvizon Baze. Gjithsesi pas këtij momenti Dritan Prifti i shpalli luftë të hapur Ilir Metës, duke u përfshirë në dy skenarë që angazhuan edhe deputetin socialist Tom Doshi, një personazh jo i rastësishëm në këtë përplasje. Dritan Prifti thotë në një intervistë të dhënë në vitin 2011 se Tom Doshin e ka njohur prej Ilir Metës.
"Ma ka prezantuar Meta. Me zotin Doshi kam marrëdhënie sipërfaqësore shoqërore, asnjë marrëdhënie politike dhe Doshi nuk ka asnjë kontroll mbi mua, vetëm se kemi një marrëdhënie të muajve të fundit me njëri-tjetrin.Tomës ky i ka privatizuar në 2001 antibiotikë, Profarmën dhe ka bërë paratë që ka. Tom Doshi, Ilir Metës i është gjetur pranë shumë herë në kohë të vështira"-theksonte Prifti. rrezikshëm-në-zyrën-e-tij-hyjnë-e-dalin-kriminelë/181131398584761?comment_id=2345302.
Ndarja me Ilir Metën e pozicionoi ish-ministrin e Ekonomisë në krah të ish-opozitës së drejtuar nga Edi Rama. Asokohe Prifti denoncoi një plan që më vonë rezultoi të ishte pjesërisht i vërtetë, bashkimin e votave PD-LSI për të hequr me çdo kusht Edi Ramën nga bashkia e Tiranës. "Bashkë me Berishën, Bashën dhe me ndonjë tjetër, kanë bërë plan me çdo mënyrë ti marrin Ramës bashkinë e Tiranës, ndaj ky dhe Luli rrinë nga mëngjesi deri në darkë bashkë. Në çdo mënyrë, pastaj Meta po të them skenarin që e kam dëgjuar prej tij, me disa njerëz që janë brenda PS dhe jashtë do të marrë fushatë për tu bërë kreu i opozitës". Emrin e Kastriot Ismailajt Prifti e ka përmendur po në të njëjtën intervistë të vitit 2011 si dhe përfshirjen e Ilir Metës në mbledhjen e borxheve të CEZ.
"Javën e fundit kompania CEZ bëri një mbledhje bordi. Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra ishte e përmbytur për t’i kërkuar CEZ, Kastriot Ismailaj, që t’i jepte një kontratë. Ka dosje për aktivitetit e tij. Do që CEZ t’i japë kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra, 50% i merr ky 50% i shkojnë CEZ. Borxhe janë shumica e institucioneve shtetërore"-deklaronte Prifti. Kjo çështje u rihap 4 vjet pas kësaj deklarate sërish me angazhimin e Tom oshit dhe Dritan Priftit, të cilin LSI e quajti një skenar destabilizimi të mbështetur nga Edi Rama. Opozita nxitoi ta shfrytëzojë për të nxitur luftën brenda koalicionit, por deklaratat e Ilir Metës se nuk e jep dorëheqjen për herë të dytë për Shkëlzen Berishën qetësuan ujërat duke detyruar palët të bëjnë një tërheqje të butë nga kërkesa për hetim ndërkombëtar. Dritan Prifti ka dhënë dëshminë e tij në Prokurori për skenarin e supozuar nga Braho, një betejë që duket se do të nxjerrë sërish të fituar Ilir Metën. Shpresat që Prokuroria ta gjejë atë fajtor janë të pakta..
l.mitro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.