ndarja

“Nuk kemi synim ndarjen e PS-së”

Postuar në 12 Mars, 2016 18:31

Ben Blushi i ka dhënë sot një intervistë “Zërit të Amerikës” përmes së cilës ka sqaruar pozocionin e vet dhe synimet e Lëvizjes për Demokraci që është zyrtarizuar në PS, gjatë punimeve të Asamblesë. Blushi thotë se dokumenti i publikuar, është një dokument parimesh dhe se ai nuk synon ndarjen e PS-së. “Shtypi ka abuzuar, pavarësisht se jam gjithnjë pro shtypit. Nuk mendoj se shtypi nuk ka të drejtë. Shtypi nuk ka të drejtë kur nuk ka informacion, dhe është rasti t’ja japim. Ajo që u paraqit në Asamble dhe që u quajt si Lëvizje, është një dokument parimesh.

Siria, hidhet ideja e ndarjes

Postuar në 10 Mars, 2016 18:15

Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.

Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:40

Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it.

"Jo pushtet, por përgjegjësi"

Postuar në 30 Shtator, 2015 12:24

Gjermania ka mbërritur atje, ka zënë atë vend ku duhet të qe gjithmonë: pikërisht në mes të Evropës. Francezi Paul Claudel tha në verë 1945: ju gjermanët nuk duhet të doni ta sundoni Evropën. Por ju - populli në mes, populli me më shumë fqinj- duhet t'ua bëni të kuptueshme popujve rreth jush se vetëm së bashku keni një të ardhme. Kjo është Gjermania evropiane. Në thelb, Republika Federale Gjermane, pra pjesa perëndimore e ka njohur këtë përgjegjësi evropiane menjëherë pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore dhe të sundimit nacionalsocialist dhe ka vepruar mbi këtë bazë.

Pages

Subscribe to RSS - ndarja