Nafta

Ulet çmimi i naftës...edhe në Shqipëri

Postuar në 23 Gusht, 2015 13:21

Më në fund çmimi i naftës “merr kthesë” edhe në Shqipëri. Sot raportohet se në pikat e furnizimit me karburant, çmimi i naftës ka pësuar një rënie poshtë 180 lekë për litër. “Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë. Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë. Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatorët e tjerë”, shkruan “Monitor”.

Zbret kursi i këmbimit të dollarit në Shqipëri, bie dhe euro; A do ulet nafta?!

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:48

Monedha amerikane ka rwnw në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti. Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.

Nafta, çmimi ulet në vjeshtë. Ndoshta...

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:02

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare vijon të ulet, duke kalur kuotën e 46.8$ për fuçi, shumë afër çmimit më të ulët të janarit të këtij viti. Në mënyrë konstante, çmimi i naftës sjell në vëmendje çmimin që aplikohet në Shqipëri, ndër më të lartët në Europë. “Monitor” raporton se në muajin shtator pritet gjithsesi një ulje, por pa saktësuar sesa. Revista i referohet “aktorëve të tregut”, të cilët operojnë në një treg ku çmimi asnjëherë nuk përputhet me prirjet e tregut ndërkombëtar. E megjithatë arsyet nuk mungojnë përherë.

Tre blloqe të reja nafte për konçesion

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:44

Blloqet e lira të naftës, “Blloku ‘C’”, “Blloku ‘5’” dhe “Blloku ‘Panaja’, pritet të jepen me konçesion në muajin tetor të këtij viti. Kjo pason konçesionin e dhënë pak kohë më parë, ku fituan kompanitë “Shell”, “Navitas” apo edhe “Petromanas”. “Burimet në Ministrinë e Energjetikës bënë me dije se interesi paraprak për blloqet e raundit të dytë është mjaft i lartë me kompani që janë në të njëjtin rang me Shell dhe Delek Group, por si bëhet e ditur, kompanitë të interesuara për këto blloqe kanë kërkuar më shumë afat.

Gedafi nuk ishte aq i keq sa thonë mediat në Perëndim

Postuar në 16 Gusht, 2015 23:25

Kush ishte Muhamed Gedafi? Një diktator, një shtypës i popullit të vet, një showman i politikës, pse jo një ekstravagant që jepte idenë e një njeriu të shkëputur nga realiteti. Mirëpo pushteti nuk mund të mbahet gjatë vetëm me teatrin që mediat perëndimore ia atribuojnë Gedafit si cilësi kryesore. "Telegrafi" publikon disa nga vendimet e qeverisjes së tij, që ngjajnë shumë sociale dhe përbëjnë atë anë të pushtetit të tij që me gjasë do mbahet në heshtje.

1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.

Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!

Postuar në 15 Gusht, 2015 23:56

Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.

Shqipëria barazon skandinavët për çmimin e naftës, entuziazmohet Rama: S’keni parë gjë akoma...

Postuar në 14 Gusht, 2015 18:40

Furnizim me naftë në Maqedoni. Është 60 lekë më lirë, por edhe më cilësore

Postuar në 14 Gusht, 2015 00:27

Në Maqedoni nafta shitet 118 lekë për litër, kurse në Shqipëri, 183 lekë për litër. Ky ndryshim prej 65 lekësh për litër ka nxitur drejtuesit e automjeteve në kufirin mes dy vendeve që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoni. “Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti i cituar nga Tip-Channel. Këtë hall të madh të njerëzve, dogana shqiptare po synon ta shtojë edhe ca më tepër kur shton kontrollet.

Kudo bie, në Shqipëri çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 187 lekë/litër

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:10

Dukuria shqiptare e rritjes së çmimit të naftës, ndërkohë që në botë ajo bie në vijimësi, mund të përkufizohet pa frikë si vjedhje e qytetërëve me bekimin e qeverisë. Top-Channel raporton për një rritje tjetër të çmimit në tregun vendas teksa nga qershori e deri më sot, çmimi i naftës në bursë ka lëvizur nga 70$/barrelë në 60$/barrelë.

"Shell” dhe “Navitas” fitojnë koncesionin për blloqet hidrokarbure të Dumresë dhe bllokut nr. 4

Postuar në 03 Gusht, 2015 16:32

Shqipëria është në prag të nënshkrimit të dy marrëveshjeve hidrokarbure. Bëhet fjalë për dy blloqe, bllokun nr. 4 mes Sarandës dhe Gjirokastrës si she bllokun e Dumresë. Kompanitë që kanë fituar të drejtat e koncesionit janë “Shell” dhe izraelitja “Navitas Petroleum Limited”. Kompania e parë është ndër më të mëdhatë në botë, kurse e dyta ka një kapital prej 5 miliardë dollarë. Këto kompani janë përzgjedhur nga AKBN-ja, kurse marrëveshjet somtë negociohen nga një geup pune i ngritur nga Ministria e Energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Nafta