Ulet çmimi i naftës...edhe në Shqipëri

Postuar në 23 Gusht, 2015 13:21

Më në fund çmimi i naftës “merr kthesë” edhe në Shqipëri. Sot raportohet se në pikat e furnizimit me karburant, çmimi i naftës ka pësuar një rënie poshtë 180 lekë për litër. “Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë. Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë. Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatorët e tjerë”, shkruan “Monitor”. Mbetet për t’u parë nëse çmimi do të ecë në prirjen e regut ndërkombëtar, apo do të vijojë me kursin unik që ndjek në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.