Kudo bie, në Shqipëri çmimi i naftës rritet sërish. Shkon në 187 lekë/litër

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:10

Dukuria shqiptare e rritjes së çmimit të naftës, ndërkohë që në botë ajo bie në vijimësi, mund të përkufizohet pa frikë si vjedhje e qytetërëve me bekimin e qeverisë. Top-Channel raporton për një rritje tjetër të çmimit në tregun vendas teksa nga qershori e deri më sot, çmimi i naftës në bursë ka lëvizur nga 70$/barrelë në 60$/barrelë.
Po në Shqipëri? Kemi rritje. Çmimi ka shkuar në rreth 187 lekë/litër. Është folur shpesh se taksat e rënda çojnë në çmime të tilla dhe nuk lejojnë uljen. Por nëse kemi pranuar të mos shohim ulje, pyetja është se kur ka ulje ngado, pse çmimi në Shqipëri rritet vazhdimisht?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.