Nafta

Rusia: Embargoja e naftës ruse do të ketë pasoja katastrofike në tregun global  

Postuar në 08 Mars, 2022 20:16

Rusia paralajmëron se në rast se Perëndimi ndalon importin e naftës së saj, do të mbyllë tubacionin kryesor të gazit. Një zyrtar i lartë rus paralajmëroi se në një skenar të tillë, çmimi i nfatës mund të dyfishohet në rreth 300 dollarë për fuçi.

Në një deklaratë në televizionin shtetëror të hënën, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se ishte "absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global".

SHBA hap rezervat strategjike të naftës për të ulur çmimin në treg

Postuar në 24 Nëntor, 2021 01:19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hedhin në treg rreth 50 milionë barrela naftë nga rezervat e veta strategjike, një sasi që është ekuivalente me 2.5 ditë konusmi për këtë vend.

Nafta është përherë në zona të diskutueshme. Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit

Postuar në 22 Tetor, 2021 21:33

Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.

Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim

Arabia Saudite i kthen sytë nga energjia e rinovueshme

Postuar në 10 Qershor, 2021 16:18

Arabia Saudite po i kthen sytë nga burimet e energjisë që nuk dëmtojnë mjedisin. Ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, njoftoi së fundmi se Arabia Saudite nuk është më një vend prodhues i naftës.

"Arabia Saudite nuk është më thjesht një vend nafte, është një vend që prodhon energji," i tha ai S&P Global Platts këtë javë.

Ambiciet e reja të Arabisë Saudite përfshijnë prodhimin e gazit, burimet e rinovueshme dhe hidrogjenin.

“Unë e nxis botën ta pranojë këtë si një realitet. Ne do t’ia dalim në të gjitha këto aktivitete".

Ministri sirian: SHBA po na grabit naftën, kontrollon 90% të rezervave

Postuar në 20 Mars, 2021 13:15

Siria akuzon SHBA-të se po plaçkitin burimet e naftës në vend. Ministri sirian i Naftës dhe Burimeve Minerale, Bassam Tomeh, tha për televizionin al-Ikhbariyah në Siri, se SHBA kontrollon 90 për qind të rezervave të papërpunuara në verilindje të Sirisë të pasur me naftë.

"Amerikanët dhe aleatët e tyre ia kanë vënë syrin naftës siriane dhe cisternave të saj njësoj si piratët", është shprehur ai.

Politikat mjedisore, aksionet e BP bien me 44%. Shkurtohen 10 000 vende pune

Postuar në 25 Janar, 2021 02:24

Ideologjia e re e mbrojtjes së mjedisit po reflektohet në mënyrë të thellë edhe në kompani të mirënjohura si BP, që qëndron në krye të listës së të akuzuarave kur vjen puna për politikat mjedisore. Agjencia “Reuters” njofton se kompania ka reduktuar ekipin e kërkimit që përfshin inxhinierë, shkencëtarë dhe gjeologë në më pas se 100 nga 700 që ishin 2 vjet më parë. Burime pranë BP kanë thënë për “Reuters” se burimi i këtyre ndryshimeve është drejtori i ri Ekzekutiv, Bernard Looney.

Po ndodh shumë shpejt

Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut nisur nga viti 2050

Postuar në 07 Dhjetor, 2020 17:07

Qeveria daneze ka vendosur të pezullojë të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore.

Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Kjo marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë

citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.

Fundi i epokës së arit të zi. Kompanitë po mendojnë tërheqjen nga kërkimet e mëtejshme

Postuar në 16 Gusht, 2020 13:33

Industria e naftës dhe produkteve hidrokarbure duke se është drejt rënies në shkallë globale. Tashmë edhe kompanitë kryesore në treg po flasin për tërheqje të investimeve dhe për mundësinë që burime shumë të mëdha hidrokarbure nuk do të shfrytëzohen ndonjëherë. 

Një ligj i ri synon të ndalojë shmangien fiskale te koncesionet e naftës

Postuar në 06 Korrik, 2020 13:07

 

Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:06

Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi  Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.

Pages

Subscribe to RSS - Nafta