mesopotami

"Rishfaqet" Molosi i zhdukur i Mesopotamisë (Video)

Postuar në 19 Mars, 2018 17:33

Quhet Eufrat, është një qen tetë muajsh por që nuk ngjan aspak me një kone. Eufrati është gati dy metra, peshon rreth 80 kilogramë dhe ha tetë vakte në ditë! Eufrat është një produkt i një procesi të njohur me termin "të ushqyerit gjenetike" dhe krijuesit e tij u munduan në këtë mënyrë të risjellin në jetë një lloj qeni të madh të quajtur Molosso i Mesopotamit, i zhdukur para rreth shtatë mijë vjetësh.

Edhe pse ekzistojnë vetëm disa fosile dhe asgjë tjetër, ekspertët vlerësojnë se kjo specie e zhdukur përdorej në betejat në rajonin e Mesopotamisë.

Emri i parë i regjistruar është ai i një...llogaritari

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:11

Firma e parë e njerit, emri i tij i parë i gdhedhur grafikisht, është imazhi i dorës së tij. Shpella anembanë botës kanë të ruajtur imazhe duarsh njerëzore, në kohën kur shkrimi ende nuk ishte shpikur. “Kush është emri i parë i regjistruar”, pyet Robert Krulwich në blogun e vet në “National Geographic”. Përgjigjen ndoshta e marrim nga gjetjet në Mesopotami. Një pllakë argjili, 5000 vjet e vjetër, regjistron ndoshta emrin e parë njerëzor që njohim. Është fjala për një llogaritar – Kushim quhej – i cili shkruan në argjilë të dhëna për dorëzimin e një sasie elbi.

Subscribe to RSS - mesopotami