Emri i parë i regjistruar është ai i një...llogaritari

Postuar në 20 Gusht, 2015 11:11

Firma e parë e njerit, emri i tij i parë i gdhedhur grafikisht, është imazhi i dorës së tij. Shpella anembanë botës kanë të ruajtur imazhe duarsh njerëzore, në kohën kur shkrimi ende nuk ishte shpikur. “Kush është emri i parë i regjistruar”, pyet Robert Krulwich në blogun e vet në “National Geographic”. Përgjigjen ndoshta e marrim nga gjetjet në Mesopotami. Një pllakë argjili, 5000 vjet e vjetër, regjistron ndoshta emrin e parë njerëzor që njohim. Është fjala për një llogaritar – Kushim quhej – i cili shkruan në argjilë të dhëna për dorëzimin e një sasie elbi. Kushimi hyn kështu në histori si protagonist, ndonëse ai aty tregon vetëm një copëz nga historia e vet. Të dhënat Krulëich i merr nga libri “Sapiens: A Brief History of Humankind” me autor Yuval Noah Harari. Interesante është se edhe në pllakat e gjetura më Mesopotami, por që janë më të reja se pllaka e Kushimit, nuk ka të regjistruar ndonjë emër mbreti. Dalin tregtarë skllevërish, apo dhe vetë emra skllevërish. Mbretërit zihen në gojë më vonë, pasi edhe historia e nxjerr në skenë më vonë. Në këtë periudhë shoqëria përbëhej nga bujq, luftëtarë, apo artizanë. “Mbretërit vijnë e shkojnë, por mbani shënim për elbin, bagëtinë, pronën tuaj. Kjo është historia e vërtetë e botës”, referon Kruwich Hararin.
http://phenomena.nationalgeographic.com/2015/08/19/whos-the-first-person...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.