lista

Ilir Meta: “Në LSI askush nuk jep lekë për vendin në listën e kandidatëve”. Për kë shkon ky mesazh?

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:03

Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh “të padeshifrueshëm” nga mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së. Thoitë Meta: “Jam krenar që asnjë kandidat i LSI për kryetar bashkie apo deputet që për të qenë i pari apo i dyti apo i treti në listë ka paguar lekë nën dorë apo mbi dorë te partia e kështu me radhë me të gjithë të tjerët, ashtu sikurse dëgjojmë që flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë e përralla të tjera të cilat nuk janë gjë tjetër veçse abuzime të indivdiëve të caktuar që kërkojnë para për veten e tyre.

Lavdrim Muhaxheri në listat e bashkëpunëtorëve të Al-Qaidas. Muhaxheri lufton për ISIS, ndarë nga Al-Qaida më 2014-ën

Postuar në 01 Nëntor, 2015 19:39

Qeveria shqiptare ka marrë më datën 21 tetor të këtij viti një vendim ndryshues i vendimit në fuqi për listën e personave apo organizatave që janë financues të terrorizmit. Lista, siç thuhet në vendim, azhurnohet në përputhje me listat e konsoliduara të OKB-së dhe në emrat e shtuar figuron si person “anëtar, ose bashkëpunëtor me organizatën Al-Qaida” edhe Lavdrim Muhaxheri. Kosovari që është bërë i njohur ka hyrë më lista të tilla që në tetor 2014, por në këtë vit raportohet se është ndarë zyrtarisht edhe Shteti Islamik me organizatën Al – Qaida.

Eduart Ndocaj vjen në parlament pas refuzimit të Dedës. PS ia huazon PDK-së “kaubojsin” e Lezhës

Postuar në 24 Tetor, 2015 10:06

Eduard Ndocaj, personazhi kontravers i listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës me shumë gjasë do të jetë ai që do të zëvendësojë Arben Ndokën në parlament. Kjo pasi, Ndrec Deda, të cilit I takonte mandate pas largimit të Ndokës ka deklaruar se do t’I kërkojë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga lista për shkak se tani ai ushtron mandatin e kryetarit të bashkisë së Mirditës të fituar në 21 Qershor. I pyetur nga Gazeta “Shqip” ai është shprehur se populli e ka votuar si kryebashkiak dhe se ai është i vendosur të vazhdojë këtë detyrë.

E fortë: Financat dekonspirojnë paratë e rimbursimit që do marrin bizneset

Postuar në 06 Tetor, 2015 18:39

Për kursim dhe efikasitet, punonjës të Ministrisë së Financave kanë menduar që me një email grupi, t’u dërgohet bizneseve fason lista me emrat e kompanive (508 kompani, jo vetem të fasonit), që iu është rimbursuar TVSH e prapambetur deri në datën 30 shtator 2015. Por kjo përhapje e papërgjegjshme informacion ka shkaktuar një reagim të ashpër tek bizneset.

Zgjedhjet në Shqipëri, BE-ja i kërkon Tiranës që të ndjekë listën e plotë me 23 rekomandime

Postuar në 11 Shtator, 2015 09:35

Bashkimi Europian merr parasysh gjetjet e raportit përfundimtar të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale  të 21 Qershorit 2015, të cilat pritet të përfshihen, si zakonisht, në raportin vjetor të progresit për Shqipërinë. Në një informacion të përcjellë nga Top Channel thuhet se i publikuar më 8 shtator, "raporti vë në dukje se zgjedhjet u zhvilluan pa incidente të mëdha",  vlerëson Brukseli, por "ngre shqetësime në lidhje me paanshmërinë dhe profesionalizmin e organeve zgjedhore, si dhe për politizimin e përgjithshshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri".

Kisha e Shën Athanasit nuk figuron në listën e monumenteve(dokumenti zyrtar)

Postuar në 23 Gusht, 2015 16:28

Sot Artan Shkreli doli sërish për të folur për çështjen e Dhërmiut. Shkreli ka folur në A1 Report, televizion që posedohet nga Carlo Bollino. Ja se çfarë tha ndër të tjera këshilltari i kryeministrit: "Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministror që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës.

10 njerëzit më të pasur në histori. Në krye një afrikan...

Postuar në 06 Gusht, 2015 01:02

Revista “Time” ka bërë një renditje të 10 njerëzve në të pasur në histori. “Time” sqaron edhe metodën e njekur, bazuar kryesisht në intervista me historianë dhe ekonomistë. Një detyrë e vështirë, por gjithsesi, në fund, një listë jo dhe aq e kundërshtueshme paraqitet kështu:

Pages

Subscribe to RSS - lista