Kisha e Shën Athanasit nuk figuron në listën e monumenteve(dokumenti zyrtar)

Postuar në 23 Gusht, 2015 16:28

Sot Artan Shkreli doli sërish për të folur për çështjen e Dhërmiut. Shkreli ka folur në A1 Report, televizion që posedohet nga Carlo Bollino. Ja se çfarë tha ndër të tjera këshilltari i kryeministrit: "Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës. Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministror që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës. Kjo ka hyrë në vlerat historike dhe kurrsesi nuk mund të hiqen këto objekte". Kisha për të cilë flitet është Kisha e Shën Athanasit, apo Shën Thanasit. Për të sqaruar këtë moment po pëcjellim monumentet e rrethit Vlorë, siç paraqiten në faqen zyrtare të Institutit të Monumenteve të Kulturës(http://www.imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/lista%20e%20monumente...).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.