E fortë: Financat dekonspirojnë paratë e rimbursimit që do marrin bizneset

Postuar në 06 Tetor, 2015 18:39

Për kursim dhe efikasitet, punonjës të Ministrisë së Financave kanë menduar që me një email grupi, t’u dërgohet bizneseve fason lista me emrat e kompanive (508 kompani, jo vetem të fasonit), që iu është rimbursuar TVSH e prapambetur deri në datën 30 shtator 2015. Por kjo përhapje e papërgjegjshme informacion ka shkaktuar një reagim të ashpër tek bizneset. Siç njofton Monitor, për përfaqësuesit e bizneseve kjo është shkelje e të drejtës së privatësisë, dhe një konflikt i hapur interesi që të shpërndahet kjo listë tek të gjithë dhe bizneset të marrin në këtë mënyrë informacione për njëri-tjetrin. Atyre madje u ka rënë në sy, që në listë kishte dhe kompani të cilat, sipas tyre nuk u takonte rimbursimi i TVSH-së. Ja një fragment i shkëputur i listës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.