kufijte

Refugjatët/Shqipëria as i hap dhe as i mbyll kufijtë. “I qëndron besnike vlerave europiane”

Postuar në 28 Shkurt, 2016 13:53

Shqipëria ka deklaruar gjatë gjithë kohës se ajo do të marrë përgjegjësitë e veta në pritjen e refugjatëve. Por një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, para disa ditësh, u duk se e përmbysi këtë gatishmëri. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se situata ka ndryshuar dhe se pritja e refugjatëve, ose hapja e kufirit, do të kishte vlerë në kohën kur të gjitha vendet marrin përgjegjësi. Por sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë një hap prapa: “Shqipëria as do t’i hapë dhe as do t’i mbyllë kufijtë për refugjatët.

Nga kriza ekonomike drejt një krize humanitare

Postuar në 26 Shkurt, 2016 17:44

Dramatike zhvillimet e orëve të fundit në Greqi. 25 mijë emigrantë ndodhen të bllokuar në shtetin fqinj në pamundësi për të kaluar drejt Europës Qëndrore. Maqedonia, Sllovenia dhe Austria, Serbia dhe Kroacia kanë limituar në maksimum numrin e emigrantëve që u lejohet të kalojnë përmes territoreve të tyre. Në deklaratën e përbashkët të policive të këtyre vendeve thuhet se ato janë të detyruara të kufizojnë numrin e emigrantëve që depërtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të mundësuar kontrollin e tyre sipas kritereve të zonës Shengen.

Për Europën flet vetëm Gjermania. Donald Tusk: “Ka vetëm dy muaj kohë. Shengen drejt kolapsit”

Postuar në 20 Janar, 2016 12:41

Europa ndodhet në prag të një krize që rrezikon zhbërjen e një prej arritjeve kryesore të saj: lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen. “Deutsche Welle” citon Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të jetë shprehur se “ka vetëm dy muaj kohë për të vënë gjëray në kontroll”. Përndryshe, mosmenaxhimi i krizës së refugjatëve do të sillte kolapsin e udhëtimit pa pasaportë në Shengen. Po kështu Tusk sheh rrezik edhe përrpjektin europian në tërësi, nëse kufijtë e jashtëm të unionit nuk do të arrijnë të menaxhohen.

Migrimi, BE i hap rrugë pezullimit të Shengenit deri në dy vjet, “aty ku kufijtë janë në rrezik”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 11:04

Kriza migratore dhe terrorizmi ia kanë dalë të vënë në fazë kritike të gjitha arritjet e mëdha të Europës. Lëvizjen e lirë sidomos. Një memo e Presidencës së Këshillit të BE-së, e datës 1 dhjetor 2015, titulluar: “Integriteti i zonës Shengen” trajton pikërisht këto probleme duke propozuar edhe masat e nevojshme.

Pages

Subscribe to RSS - kufijte