Refugjatët/Shqipëria as i hap dhe as i mbyll kufijtë. “I qëndron besnike vlerave europiane”

Postuar në 28 Shkurt, 2016 13:53

Shqipëria ka deklaruar gjatë gjithë kohës se ajo do të marrë përgjegjësitë e veta në pritjen e refugjatëve. Por një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, para disa ditësh, u duk se e përmbysi këtë gatishmëri. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se situata ka ndryshuar dhe se pritja e refugjatëve, ose hapja e kufirit, do të kishte vlerë në kohën kur të gjitha vendet marrin përgjegjësi. Por sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë një hap prapa: “Shqipëria as do t’i hapë dhe as do t’i mbyllë kufijtë për refugjatët. Shqipëria do t’i qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra në këtë kuadër që tetorin e vitit të kaluar”, tha ai në një intervistë për “Zëri i Amerikës”.
Qëndrimi shqiptar duket se është i kooordinuar me atë austriak pasi Tirana zyrtare pranoi të bëhej pjesë e Konferencës së Vjenës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.