Për Europën flet vetëm Gjermania. Donald Tusk: “Ka vetëm dy muaj kohë. Shengen drejt kolapsit”

Postuar në 20 Janar, 2016 12:41

Europa ndodhet në prag të një krize që rrezikon zhbërjen e një prej arritjeve kryesore të saj: lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen. “Deutsche Welle” citon Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të jetë shprehur se “ka vetëm dy muaj kohë për të vënë gjëray në kontroll”. Përndryshe, mosmenaxhimi i krizës së refugjatëve do të sillte kolapsin e udhëtimit pa pasaportë në Shengen. Po kështu Tusk sheh rrezik edhe përrpjektin europian në tërësi, nëse kufijtë e jashtëm të unionit nuk do të arrijnë të menaxhohen. Ndërkohë që në shtete të ndryshme ka ngritur krye ky mendim, Berlini zyrtar i përmbahet idesë se mbyllja e kifijve për mijëra imigrantët që ikin nga zonat e luftës, nuk do ta zgjidhë krizë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeieri reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla. "Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë", tha ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier. Ai kërkoi rishpërndarjen e refugjatëve si rruga e vetme për të trajtuar krizën, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm. Ai iu referua edhe një pakete ndihme prej 3 miliardë eurosh, që i është premtuar Turqisë, po miratimi i së cilës po zvarritet nga Italia.

Comments

Submitted by Euroballkani (not verified) on

Europa,mpo kethehet ne EUROAZI, me nje fjale, per dhjete vjet, gjuha zyrtare qe do te mbizoteroje ne mbare EUROPEN, do te jete ARABISHTJA, dhe gjuhet e seicilit vend europian sot, do te jene gjuhe te dyta.
Po vazhdoi keshtu, ne shqiptareve, nuk ka se c'na duhet Europa.
Emigrantet arabe, te kethehen mbrapsht e te dergohen ne vendet e tyre te origjines.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.