kosova

Turqia premton ndihmë për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-S

Postuar në 18 Tetor, 2023 11:00

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, gjatë vizitës në Prishtinë konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe NATO.

Ne përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, mirëqenia dhe siguria në Ballkan çështje me rëndësi të madhe për ne”, theksoi ai.

Turqia ka marrë drejtimin e KFOR-it dhe Guler premoi realizimin e kësaj detyre me neutralitet.

Kurti e Vuçiç kthehen në tryezën e dialogut

Postuar në 17 Tetor, 2023 22:34

Kosova dhe Serbia ulen sërish në tryezën e bisedimeve të shtunën. Presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së.

Takimi është i pari pas sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Takimi vjen pas një sërë takimesh të tjera diplomatike të përfaqësuesve të SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së.

“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”

Postuar në 13 Tetor, 2023 13:28

Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.

Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.

Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!

Postuar në 11 Tetor, 2023 14:59

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.  

Këshilli i Europës kërkon zbardhjen e sulmit në veri të Kosovë: I ngjashëm me sulmin e Rusisë!

Postuar në 09 Tetor, 2023 22:56

Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë kërkuar zbardhjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Gjatë diskutimeve për Kosovën, ata kërkuan paralelisht çtensionimin e situatës dhe rikthimin e palëve në tryezën e dialogut. Disa prej anëtarëve, përfshirë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e dënuan aktin duke tërhequr paralele me sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Lajçak: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është mundësi reale

Postuar në 06 Tetor, 2023 17:29

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes.

Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë që do t’i çojë të dyja drejt BE-së.

Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:26

Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.

Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin

Postuar në 03 Tetor, 2023 14:30

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.

Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje

Postuar në 02 Tetor, 2023 22:20

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet

Postuar në 02 Tetor, 2023 14:42

Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.

Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.

Pages

Subscribe to RSS - kosova