Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!

Postuar në 11 Tetor, 2023 14:59

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.  

Dikush i dërgoi Borrelit një letër nga ky vend. Të mos vendosen sanksione ndaj Kurtit, as ndaj atyre që keqtrajtojnë njerëzit. Ata i shkruan Borrelit duke i kërkuar që të vendosë sanksione ndaj vendit të tyre. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, askund, në asnjë vend, e kuptoni? Nëse qeveria mund të rrëzohet kështu, vetëm që të marrin diçka për veten e tyre, është kaq e papërgjegjshme dhe joserioze.

Vuçiç tha se do të presë çfarë propozimesh do të hidhen në tryezë nga vendet e Quint-it për zgjidhjen e krizës.

Po përballemi me presione nga jashtë, po përballemi me ata që duan ta shkatërrojnë Serbinë në disa mënyra. Nuk besoj se ky është rasti me ta, besoj se ata do t’i ngrenë problemet në një mënyrë tjetër për të zgjidhur krizën në Kosovë. Do të shohim se çfarë pakete do na sjellin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.