Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:26

Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.

Vllasi ka akuzuar direkt Radoiçiçin si një njeri që ushtron terror mbi serbët në Kosovë, paguan shuma të mëdha që një pjesë e tyre të vendosin targa serbe e me radhë, të gjitha në zbatim të një strategjie për ta ndarë Veriun e Kosovës. Sipas Vllasit, ndonëse situata e Banjskës ka gjasa të përsëritet në Bosnje, nuk ka më shanse që në Ballkan të ndodhë skenari i viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Lufta është një term i gjerë. Serbia nuk ka ndonjë opsion për të nisur një luftë dhe kjo do të ishte shumë e papëlqyeshme për ta. Shanset që Serbia të sundojë sërish në Kosovë janë po aq sa rikthimi i Perandorisë Otomane në Ballkan

citohet ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.