“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”

Postuar në 13 Tetor, 2023 13:28

Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.

Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.

Institucionet e inteligjencës kanë vërejtur se ka pasur një rritje të rrezikut të sulmeve nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjitha komuniteteve të vendit tonë prandaj të gjitha këto përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk mund të vazhdojë thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh edhe veprimet agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës. Duhet të merren hapa që dialogut t’i jepet edhe një shans që të ketë sukses. Është më urgjente se kurrë më parë që Serbia të ndërpresë fjalën se nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, ka thënë Kurti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.