Kokedhima

Bie propozimi i Koços (Ramës) për kongresin. Pakënaqësinë Rama e reflekton me mediat (Video)

Postuar në 23 Tetor, 2015 23:32

Mbledhja 3 orëshe e grupit të kordinatorëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet është mbyllur me një fund jo të lumtur për kryeministrin Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Shumica u shprehën kundër propozimit të deputetit Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit të Partisë parashikuar për në Janar. Burime pranë selisë rozë thanë për "Respublica" se Edi Rama ka mbetur i pakënaqur nga ky vendim, çka e ka reflektuar pasi ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste.

Koço nuk ka faj…

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:21

Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të shtyrë kongresin e Partisë Socialiste, nga janari në prill 2016, dhe debati i fortë që ajo provokoi, nxori në pah distancën e madhe mes kryetarit- kryeministër dhe grupit (me në krye Gramoz Ruçin) të ashtuquajtur vendimmarrës në parti.

Deputetët e jugut dhe Ruçi, sulm Kokëdhimës. Rama luan me “shtyrje mbledhjesh”

Postuar në 20 Tetor, 2015 19:07

Takimi i sotëm në PS me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, ku do të shqyrtohej kërkesa e deputetit Koço Kokëdhima të shtunën e kaluar për shtyrjen e Kongresit të partisë, është shtyrë nga kryetari Edi Rama. Arsyeja, sipas Shqiptarja.com, është pikërisht një përplasje e madhe që ka ndodhur të shtunën, mes Kokëdhimës dhe disa deputetëve të tjerë, përfshirë Gramoz Ruçin.

I lindur për udhëheqës. Gazeta Shekulli: Himara nxjerr këngën “Mirëseardhe, Koço djali”. Himara e përgënjeshtron

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:07

Furtunë shkarkimesh në administratën e jugut? Kokëdhima përgënjeshtron: “Shpifje, shkarkimet do kryhen në kohë të bukur dhe me diell”

Postuar në 27 Shtator, 2015 19:11

Koço i pashtershëm: Mazhoranca në krizë? Punë e madhe, s’ka gjë që nuk shëron kanabisi mjekësor!

Postuar në 07 Shtator, 2015 17:23

Rama në “mbledhje partie”, bën bashkë Ruçin dhe Kokëdhimën. Sa serioze është gjendja?

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:25

Takim i menjëhershëm dhe me temë për “çështje partie”, ku mbledhja bashkë e kreut të grupit të deputetëve dhe asamblesë së PS Gramoz Ruçi, me deputetin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë Koço Kokëdhima, tregon se diçka nuk shkon. Takimi i thirrur nga kryeministri Rama ka zgjatur rreth një orë dhe në të kanë marrë pjesë dhe ministrat Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, mistri i Jashtëm Ditmir Bushati.

PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima

Postuar në 29 Gusht, 2015 20:40

“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës.

Shënim: Nga Nilo Katalano te Labëria. Qarku i shkurtër i “argumenteve” qeveritare për kishën e Dhërmiut

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:05

Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhërmiut, për të cilën sot po dalin patriotë lart e poshtë, me printet e Wikipedias në dorë, e me Nilo Katalanon në zemër. Para tri ditësh, në pasdite, publikohet një deklaratë për shtyp e Kishës Ortodokse Autoqefale që denoncon aktet vandale të disa personave, mes të cilëve disa njerëz të policisë e disa të pushtetit vendor të Himarës. Të nesërmen, shfaqet këshilltari i Kryemimistrit, Artan Shkreli, që Gënjen publikisht, e thotë se kisha është monument kulture.

Kokëdhima flet për “veprimin tonë në Dhërmi”, por nuk sqaron arsyet e konfliktit

Postuar në 25 Gusht, 2015 10:14

Deputeti aspak i zakonshëm socialist Koço Kokëdhima, me detyra guvernatoriale për Shqipërinë e Jugut, ka reaguar sot në gazetën e tij Shekulli lidhur me çështjen e kishës së Shën Thanasit dhe figurën e Nilo Katalanit. Kokëdhima pranon se “veprimi ynë në Himarë” s’ka lidhje mendonjë kthim murgjish bazilianë, por duhet nderuar një veprimtar i madh për shqiptarët si Katalani. Megjithatë as Kokëdhima nuk sqaron pse duhej hapur ky konflikt pikërisht tani, në periudhë krize ekonomike dhe largimesh nga vendi. Më poshtë materiali:

 

Pages

Subscribe to RSS - Kokedhima