Rama në “mbledhje partie”, bën bashkë Ruçin dhe Kokëdhimën. Sa serioze është gjendja?

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:25

Takim i menjëhershëm dhe me temë për “çështje partie”, ku mbledhja bashkë e kreut të grupit të deputetëve dhe asamblesë së PS Gramoz Ruçi, me deputetin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë Koço Kokëdhima, tregon se diçka nuk shkon. Takimi i thirrur nga kryeministri Rama ka zgjatur rreth një orë dhe në të kanë marrë pjesë dhe ministrat Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, mistri i Jashtëm Ditmir Bushati. Me një deklaratë të thatë u pohua se mbledhja ka qenë për “punë partie”, ndërkohë që sot fillon sesioni i ri parlamentar dhe do të mbahet seanca për votimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e deputetit Prenga.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.