Shënim: Nga Nilo Katalano te Labëria. Qarku i shkurtër i “argumenteve” qeveritare për kishën e Dhërmiut

Postuar në 25 Gusht, 2015 12:05

Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhërmiut, për të cilën sot po dalin patriotë lart e poshtë, me printet e Wikipedias në dorë, e me Nilo Katalanon në zemër. Para tri ditësh, në pasdite, publikohet një deklaratë për shtyp e Kishës Ortodokse Autoqefale që denoncon aktet vandale të disa personave, mes të cilëve disa njerëz të policisë e disa të pushtetit vendor të Himarës. Të nesërmen, shfaqet këshilltari i Kryemimistrit, Artan Shkreli, që Gënjen publikisht, e thotë se kisha është monument kulture. Dhe shton pastaj materialin kuqezi, me Nilo Katalanon dhe përpjekjen e KOASH-it për të zhbërë këtë histori të Himarës dhe të vendit tonë. Meqë gjërat po marrin emrin e tyre, të mbajmë parasysh të gjithë se Artan Shkreli është katolik dhe këto kredenciale tejkalojnë ato të këshilltarit të kryeministrit, post që nuk i jep asnjë të drejtë.
Më tej edhe kryetari i Bashkisë së Himarës foli për ndërtim pa leje. U publikuan shkrime dhe intervista historianësh për Nilo Katalanon, si e si të helmojnë perceptimin e njerëzve se aty po luhet një lojë e re greke me varre e të varrosur, pak a shumë si në Kosinë. Teksa tentoi të ndërhynte me INUK-un, që po i ngjan së fundmi “Vullnetarëve të Enverit”, në të njëjtën ditë, me një karagjozllëk të pashoq, kryeministri i vendit e cilëson objektin për të cilin po debatohet një Garazh. Nëse këshilltari gënjen duke e quajtur monument, kryeministri e degradon në garazh. Kjo është njësoj sikur të jesh në lagje me kryeministrin, i cili kalon para shtëpisë tënde dhe dikur urdhëron të ndryshosh ngjyrën e derës se atij nuk i pëlqen.
Por këto zëra nuk mjaftonin. Për ta bërë gumëzhimën të plotë, foli edhe Artan Lame, foli për shkencë e për fe, foli me racionalizëm, por teksa shkruante një status veresie, i shkelte syrin vetes. Vetëm pak javë më parë zotëria kishte ndarë tapi për kisha katolike e xhami në Shkodër, e nëse do të fliste për ndërtim pa leje, do të dilte bllof. Dhe një fije cipë njeriut i duhet se të gjithë kanë veshë e sy në këtë dynja.
Sot, si për t’i dhënë tekës së qeverisë fuqi ekzekutive, ka folur edhe Koço Kokëdhima. Duke lënë mënjanë faktet për historinë e lavdishme të Himarës, po nënvizojmë dy momente në shkrimim e publikuar prej tij në gazetën “Shekulli”: së pari, Kokëdhima e nis atë me përkufizimin e kufijve të krahinës së Himarës. “Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë”. Shohim pra se teksa trajton problemin e një kishe në Dhërmi, qeparotasi Koço Kokëdhima, u kujton të gjithëve se “kemi Labërinë me vete”. U thotë dhërmiotasve, atyre që i nënkupton si të “grekut”, të ulin hundën se tani gjërat kanë ndryshuar. Në fakt gjërat nuk kanë ndryshuar aspak. Thjesht konfirmohen siç kanë qenë: në atë zonë, ca kanë parë përtej detit, e ca përtej malit. Varet gjithnjë nga ndjesia.
Momenti i dytë që do nënvizuar është një hollësi me karakter historik: “Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t’i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet”.
Pra i varrosur më 1694, Katalani pushoi në paqe për dy shekuj e gjysmë, ndonëse "mbi të" erdhi kisha tjetër.
Nëse është kështu, pse atëherë sot, në vitin 2015, dikush nga Tirana, dikush si Edi Rama me këshilltarët e tij, po ngrenë alarmin se varri po kërkohet të zhbëhet?
Deri në 30 vitet e para të shekullit të 20-të, pra nga 1694 tëhu, nuk ka patur shtet shqiptar dhe varrin e kishte nën hyqëm kisha ortodokse, që nuk ishte as autoqefale e as shqiptare. Si vallë varri i Katalanos nuk u prek, por u la tani të bëhej kjo gjë?
Një pyetje tjetër është marrëdhënia juridike. Në emër të kujt ligji po vepron sot INUK-u që ndërsehet lart e poshtë ku do qeveria? Pse duhet të ndërhyhet me njerëz pa tagër zyrtar, por në mënyrë informale?
Si është e mundur që besimet e tjera fetare nuk reagojnë, ndërkohë që në raste të tjera, ka patur reagim?
E qartë është se qeveria e tanishme ka një axhendë ndaj KOASH dhe pse jo ndaj ortodoksëve, por sigurisht jo në emër të ndonjë besimi(besimi) tjetër. Sepse do të talleshim, të gjithë me veten, po të hamë kokrrën e ullirit se këta që sot bërtasin për Nilo Katalanon, kanë Zot e besim.
s.z

Comments

Submitted by klodian (not verified) on

Shkrim tendencioz. Dmth katoliketne qeveri po perpiqen tu marin kishen ortodokseve ne Dhermi. Po pastaj sipas pikpamjes tende cfare do bejne? Do konvertojne me force dhermiotet ne katolik?! Tregohesh shume me naiv se cmund te jesh. Eshte e qarte se konflikti per kishen e Dhermiut nga te dyja palet nuk eshte konflikt fetar por konflikt nacionalist. Qeveria po evokon kohen kur ne Himare shqipja jo vetem flitej gjeresisht por edhe u mesohej femijeve si gjuha e nenes. Kjo pickon shume nacionalist greke, qe per cudi te KOASH qenkan me shumice ose te pakten jane ne pozita kyce mesa duket. Duke e patur te pamundur ta kontestojne kete gje haptazi qofte per arsye pragmatike, qofte se faktet historike duket se qenkan te plota, at'here gjejne argumente fetare si shkelja e autonomise kishtare apo shpikja e prapavijave fetare katoliko-ortodokse ne kete mesele. Kete te fundit e besojne vetem ata qe besojne se Himara eshte banuar historikisht nga grek dhe tani ju bashkove dhe ti, besoj per arsye me ordinere sesa kjo e nacionalizmit grek.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ndersa mua me duket e gjitha nje lloj trillimi per te perdorur karten nacionaliste ne nje moment kur qeveria ne fakt ka plot halle te tjera me te cilat po perballet publikisht.

Po, ne zonen e Rivieres ka njerez qe e konsiderojne veten "grek". Na vjen a nuk na vjen mire ne kjo eshte e vertete, dhe duket qartazi kurdohere qe shkoje per pushime e kalojme Llogarane e shohim se si banoret e zones pershendeten me "jasu" me njeri-tjetrin.

Submitted by Ion Poradeci (not verified) on

Kjo foto qe keni vene ketu zoti S.Z. cdo gje mund te jete por kishe jo. Bashkohem me ata qe shkruan komentuesi me larte dhe se je treguar shume, shume naiv

Submitted by Shqipja e Fan Nolit (not verified) on

Rama nuk ka pse e kthen dialogun ne shakara rruge,
Rama nuk ka pse e zbret veten e tij, kryeminister i nje vendi, ne dialog me zedhenesa shqiptare te sherbimeve te huaja, qofshin edhe te shenjta, kishtare...
Koco kesaj here eshte patriot, dhe e ka per detyre te shprehet: si bregas dhe si deputet.

Eshte e drejta e Janullatos, qe pasi beri gjithcka per hijesimin, lenien ne hije te madheshtorit Fan Noli, krijuesit te Mevetesise se Kishes ortodokse shqiptare, qe per fat ka qene edhe pararendes i hershem i Rames, pra eshte e drejta e Janullatos te interesohet cila qeveri do bej percjelljen, Lamtumiren per te.
Duket se po rriten gjasat qe ta percjellin vendlindasit e tij, dhe jo rilindasit, thjesht e per shkak se atyre u sherbeu, me tere shpirtin e klasin e tij.

Jabullatos, sipas ndjekesve te tij, provoi e beri gjithcka ta fliste shqipen kishtare te Nolit poet, por nuk mundi, teksa ai Prifti qe kerkohet ne Breg, ka mundur ta bej kete; te sherbej ne shqip dhe tu ndihe shqiptareve.

Submitted by much ? (not verified) on

pse nuk e vini emrin e autorit te shkrimit? sepse nuk ka asnje dyshim qe eshte ish-300 evrosh!. Rama, nese do te ngelet ne histori ta filloje nga kreu i kishes se pushtuar shqiptare. ta heqe sa eshte gjalle akoma. qeveria shqiptare ka per detyre te mbroje interesat kombetare shqiptare. nese gjykon se ai muri prej guri duhet prishur,ta prishe. shqiperia eshte shtet i shqiptareve te vetdijshem e jo i shqiptareve qe i shesin shpirtin djallit per 30 aspra.

Submitted by Marko (not verified) on

Rama e ka "gabim". Kjo nuk eshte garazh makinash, por me keq, haur kafshesh. Por Rama e ka drejt kur thote se do ta kthejme kishen ne identitet. Dhe ne identitet ajo eshte si ne pamjen e vitit 1972 psotyuar nga Rama ne FB. Gjithe te tjerat jane lloqe pazari.

Submitted by ilir (not verified) on

Shyqyr qe zerat e arsyes nuk i mungojne ketij vendi,se perndryshe do kish marre fund.

Submitted by Epirotase (not verified) on

Dhe një fije cipë njeriut i duhet, se të gjithë kanë veshë e sy në këtë dynja....

Faleminderit s.z.!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.