kanceri

Konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat

Postuar në 03 Qershor, 2017 16:11

Studiuesit në universitetin e Upsalas në Suedi kanë arritur në konkluzionin se konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat. Ndryshime të cilat konsistojnë në aktivizimin e disa geneve si pasojë e veprimit të aktorëve të jashtëm. Këto gene ndërveprojnë me metabolzimin gjatë sëmundjes së kancerit dhe çlirimit të estrogjenit. Studime të mëhershme kanë provuar se konsumi i kafes dhe çajit luan një rol në frenimin e  tumoreve, uljen e inflamacioneve dhe në metabolizmin e estrogjenit. Por për çajin ndryshimet epigenetike prekin vetëm femrat.

Drejt një kure ndryshe kundër kancerit

Postuar në 12 Prill, 2017 14:02

Një shpresë e re për pacientët që vuajnë nga kanceri vjen nga Rusia. Kërkuesit në këtë vend kanë propozuar një trajtim të ri bazuar mbi nanogrimcat që dëmtojnë më shumë qelizat kanceroze dhe veprojnë edhe ndaj qelizave që shfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve. Këto nanogrimca përbëhen nga citokroma, enzimë dhe kariopilin, pjesë e membranës së brendshme mitokondrike të qelizës. Kërkuesit nga Universiteti i Mokës, Bostonit në SHBA dhe Akademia ruse e Shkencave provuan se këto nangrimca stimulojnë vdekjen e qelizave kanceroze duke vepruar në membranën e qelizës dhe në membranën mitokondrike.

Dy të tretat e mutacioneve të kancerit nga rikopjimi i ADN-së

Postuar në 24 Mars, 2017 13:45

Më shumë se dy të tretat e mutacioneve që shkaktojnë kancerin janë rezultat i gabimeve gjatë rikopjimit të ADN, proces që ndodh kur ndahen qelizat normale.Njerëzit kanë triliona qeliza, të cilat janë rigjenerohen vazhdimisht duke u ndarë dhe duke krijuar qeliza të reja. Çdo herë që ndodh ky proces shoqërohet me kopjimin e ADN-së. Shumica e gabimeve janë të padëmshme, por një numër i vogël i tyre ndikon tek gjenet që nxisin kancerin. Sudimi është kryer nga matematikani Cristian Tomasetti dhe gjenetisti Bert Vogelstein, nga Universiteti Johns Hopkins.

Një metodë e re për të vlerësuar në disa orë efketivitetin e kimioterapisë

Postuar në 29 Mars, 2016 20:24

Një metodë e re e aplikuar në spitalin “Brigham and Women” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të japë një ndihmë të madhe në kurimin e kancerit. Metoda konsiston në injektimin e një nangrimce e cila reagon përmes ndryshimit të ngjyrës nëse konstaton se qelizat kanceroze po vdesin pas trajtimit me kimioterapi. Dhe ky konstatim bëhet brenda disa orëve nga kryerja e seancave të kimioterapisë duke u lejuar mjekëve të vlerësojnë nëse skema e ilaçeve e përfshirë në kemio është efektive apo jo.

Aplikacioni që skanon lëkurën për të zbuluar kancerin

Postuar në 18 Nëntor, 2015 14:57

Kërkimi për simptomat mjekësore është një praktikë shumë e përhapur, por që shpesh i lë njerëzit me më shumë pyetje se përgjigje. Një aplikacion i ri e ka thjeshtuar punën duke ofruar një diagnozë që vlerëson rrezikun për kancerin e lëkurës, i cili pretendon se mund të jetë 83 për qind i saktë.

Kanceri: a duhet të hamë më sallam?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 14:01

Zemërim në mediat sociale, tituj bombastikë në shtyp: Masa e gjerë me sa duket e ka të vështirë ta pranojë atë që shpalli Organizata Botërore e Shëndetit. Por kjo nuk i ndryshon dot faktet: kremviçet, mishi i thatë dhe produkte të tjera të mishit janë kancerogjene.

Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:51

Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.

Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit

Postuar në 16 Tetor, 2015 17:38

Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është  një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.

Pages

Subscribe to RSS - kanceri