Konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat

Postuar në 03 Qershor, 2017 16:11

Studiuesit në universitetin e Upsalas në Suedi kanë arritur në konkluzionin se konsumi i çajit çon në ndryshime epigenetike te femrat. Ndryshime të cilat konsistojnë në aktivizimin e disa geneve si pasojë e veprimit të aktorëve të jashtëm. Këto gene ndërveprojnë me metabolzimin gjatë sëmundjes së kancerit dhe çlirimit të estrogjenit. Studime të mëhershme kanë provuar se konsumi i kafes dhe çajit luan një rol në frenimin e  tumoreve, uljen e inflamacioneve dhe në metabolizmin e estrogjenit. Por për çajin ndryshimet epigenetike prekin vetëm femrat. Studimi thjesht konstaton se çaji përmban agjentë farmakologjikë aktivë që kanë të bëjnë me gjendjet kancerogjene dhe metabolzimin e hormonit estrogjen, por nuk përcaktohet ende nëse këto ndryshime në nive epigenetik sugjerojnë nëse duhet konsumuar apo jo çaj. Këtu kuptohet më mirë roli i ndërmjetësimit epigenetik si mekanizëm, më shumë sesa ndikimi pozitiv apo negativ për të cilin nevojiten studime të tjera.  

https://medicalxpress.com/news/2017-05-tea-consumption-epigenetic-women....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.