import

Stakohet hidrocentrali i Fierzës, në dy muaj 46.5 milion euro import të energjisë

Postuar në 18 Korrik, 2017 20:20

Korporata elketroenergjitike ka bërë stakimin e hidrocentralit të Fierzës. Niveli i ujit po prek minimumin e lejuar, ndërsa kaskada punon sipas një grafiku i cili varet vetëm nga prurjet natyrale në basen. OSHEE dhe KESh thonë se e kanë në dorë situatën dhe se mund të përballojnë blerjen e energjisë edh enëse thatësira zgjat deri në muajin nëntor. Aktualisht e gjithë kaskada e Drinit nuk punon dhe është stakuar për të mos prekur sasinë e ujit në basenet e hidrocentraleve.  Niveli i ujit Fierza është në kuotat më të ulta vjetore, duke shkuar në 271 metra.

Raportet fotokopje të BE për situatën e mbetjeve në Shqipëri dhe pse nuk ka nevojë të importohet nga jashtë

Postuar në 22 Tetor, 2016 19:17

Për miratimin e ligjit të mbetjeve qeveria solli si argument nevojën që ka industria e riciklimit për të rritur kapacitetet përpunuese. Ndërkaq menaxhimi i integruar i mbetjeve është një nga direktivat e Bashkimit Evropian, i cili në tre progres-raportet e fundit për Shqipërinë ka evidentuar një fakt, kapacitetet e ulëta të bashkive për të menaxhuar ndarjen e mbetjeve në burim dhe më pas riciklimin e tyre. Është thuajse i njëjti vlerësim në tre vitet e fundit, situatë për të cilën qeveria nuk ka bërë asgjë, përveçse u ka hapur rrugën ardhjes së mbetjeve nga jashtë.

Pretendimet territoriale, importuesit refuzojnë eksportet kineze në Vietnam

Postuar në 22 Tetor, 2015 09:17

Eksportuesit kinezë të frutave duhet të ndryshojnë ambalazhin e tyre nëse duan të rifillojnë shitjet në Vietnam, njofton agjensia DPA referuar autoriteteve vendase. “Importuesit do të refuzojnë eksportet kineze të frutave në Vietnam”, deklaroi Pham Trung Vinh, zëvendësdrejtor i doganave në provincën Quang Ninh. Autoritetet e kësaj province fqinje me rajonin e njohur kinez të Guangxisë refuzuan një ngarkesë të madhe me mollë shtatorin e kaluar pasi në arkat prej kartoni ishte shkruar “Ishujt Diaoyu i përkasin Kinës”, në dy gjuhë, në atë angleze dhe kineze.

Fierza bie në 271 metër, KESH do të importojë me fondet e veta

Postuar në 09 Tetor, 2015 09:05

Mungesa e gjatë e reshjeve ka ndikuar në uljen e nivelit të rezervës hidrike në basenin e HEC-it të Fierzës. Niveli i ujit është 271.8 metër, kuotë kjo e njëjtë me mesataren shumëvjeçare në këtë periudhë. Sipas “Monitor”, burimet në Ministrinë e Energjetikës pohojnë se, situata është tërësisht në kontroll dhe se gjithçka po shkon sipas programit. Programi ekonomik i KESH për 2015 kishte bërë parashikim që gjatë vitit të importohej një sasi energjie elektrike për të ruajtur kuotat. Gjatë këtij viti, deri më tani, nuk është bërë import por vetëm eksport.

Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:56

Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.

Subscribe to RSS - import