Raportet fotokopje të BE për situatën e mbetjeve në Shqipëri dhe pse nuk ka nevojë të importohet nga jashtë

Postuar në 22 Tetor, 2016 19:17

Për miratimin e ligjit të mbetjeve qeveria solli si argument nevojën që ka industria e riciklimit për të rritur kapacitetet përpunuese. Ndërkaq menaxhimi i integruar i mbetjeve është një nga direktivat e Bashkimit Evropian, i cili në tre progres-raportet e fundit për Shqipërinë ka evidentuar një fakt, kapacitetet e ulëta të bashkive për të menaxhuar ndarjen e mbetjeve në burim dhe më pas riciklimin e tyre. Është thuajse i njëjti vlerësim në tre vitet e fundit, situatë për të cilën qeveria nuk ka bërë asgjë, përveçse u ka hapur rrugën ardhjes së mbetjeve nga jashtë.

Në raport progresin e vitit 2013 thuhet se “Bashkitë kanë kapacitete të dobëta për menaxhimin e mbetjeve, duke përfshirë edhe destinacionin final të tyre. Pjesa më e madhe e mbetjeve, hidhen ruhen oase asgjesohen ose digjen në mënyrë jo të sigurtë në vendgrumbullime të ligjshme ose jo të ligjshme”. http://www.balkanweb.com/site/be-problemet-me-menaxhimin-e-mbetjeve-ne-shqiperi/

Me të njëjtat terma Komisioni Europian është shprehur edhe në 2014 duke theksuar se “Ndarja e mbetjeve është pothuajse jo ekzistuese dhe nivelet e riciklimit janë shumë të ulëta. Pjesa më e madhe e mbetjeve, hidhen ruhen oase asgjesohen ose digjen në mënyrë jo të sigurtë në vendgrumbullime të ligjshme ose jo të ligjshme”

Ndërsa në progres-raportin e 2015 thuhet se “Ndarja e mbetjeve është shumë e kufizuar dhe riciklimi mbetet i rrallë. Pjesa më e madhe e mbetjeve, hidhen ruhen oase asgjesohen ose digjen në mënyrë jo të sigurtë në vendgrumbullime të ligjshme ose jo të ligjshme”

Në këto kushte pyetja që shtrohet është nevoja për të investuar në difrencimin e mbetjeve nga pushteti lokal apo në importin e të tjera mbetjeve për të furnizuar industrinë e riciklimit, kur tonelata mbetjesh siç thonë raportet e Bashkimit Evropian hidhen ruhen ose asgjesohen ose digjen në mënyrë jo të sigurtë në vendgrumbullime të ligjshme ose jo të ligjshme

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.