ikja e trurit

Po ikën truri. Kush po mbetet?

Postuar në 23 Qershor, 2020 18:27

20% e njerëzve në Ballkanin Perëndinor janë të shqetësuar për ikjen e trurit. Lajmi në shqip i referohet të dhënave të Eurobarometrit dhe ilustron një dukuri të përgjithshme në rajonin tonë. 

Për Shqipërinë këto vite më i godituri ngjan të jetë sektori i shëndetësisë, ndërkohë që shkencat e aplikuara si inxhinieritë kanë rrudhur fushën e zbatimit në treg te ndërtimi apo mirëmbajtja. 

Diktatura e proletargjisë

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 15:27

Nuk kam dëshirë të fokusohem shumë tek trajektorja nga lartë-poshtë e problemeve, se sa tek trajektorja nga poshtë-lartë dhe nga majtas-djathtas dhe anasjelltas. Nuk janë të largëta shqetësimet në një vend ku, nga më i rëndësishmi i personaliteteve tek më patetiku i fukarenjve, preferojnë që kohën produktive, atë kohë që u përket atyre, përpos ngarkesave të rutinës së gjithsecilit, ta shpenzojnë vetëm duke u gostitur. Ky është argëtimi dhe qëllimi i padiskutueshëm i qënies: Ngop barkun!

Rrjedhja e trurit ose fuga di cervello

Postuar në 10 Nëntor, 2015 11:56

“Jemi popull me fat” – shkruan Blushi për shqiptarët tek libri i tij i fundit“Kandidati”. Me fat “ngaqë kemi shpikur të parët ilaçin kundër mendimit”.  E thënë ndryshe: na kanë rrjedhur trutë. Italianët do thoshin: Fuga di cervello. Shqip: arratisja e trurit në drejtim të panjohur.

Subscribe to RSS - ikja e trurit